Pesë shtetet më të cilët kryen më së shumti shkëmbim tregtar Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut në periudhën prej muajit janar e deri në tetor ka shënuar rënie për 5.6 përqind në eksport dhe 0.5 përqind në import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. “Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në janar – tetor 2024, është […]

dhjetor 6, 2024 - 21:00
 0  4
Pesë shtetet më të cilët kryen më së shumti shkëmbim tregtar Maqedonia e Veriut
Kolona të kamionëve gjatë procedurave në dogana. Foto nga Faton Curri / Portalb

Maqedonia e Veriut në periudhën prej muajit janar e deri në tetor ka shënuar rënie për 5.6 përqind në eksport dhe 0.5 përqind në import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në janar – tetor 2024, është 403 965 000 000 denarë, ndërsa vlera e mallit të importuar arriti 565 528 000 000 denarë”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në këtë periudhë, vlera e deficitit tregtar është 161 563 500 000 denarë.

“Në periudhën janar – tetor të vitit 2024, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Kinën dhe Serbinë”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në Gjermani, Hungari, Spanjë, Sllovaki, Belgjikë, Çeki dhe Kosovë më shumë eksporton sesa importon vlerë të mallrave.