Taravari: Aleanca për Shqiptarët shkon në opozitë (VIDEO)

Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët në konferencën për media sqaroi se sonte Kryesia e Aleancës për Shqiptarët vendosi që të dal prej Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. Taravari i bindur u shpreh se në tetor Aleanca për Shqiptarët do të sjellë fitore të madhe në zgjedhjet lokale. Ai theksoi se një nga […]

maj 13, 2025 - 02:00
 0  6
Taravari: Aleanca për Shqiptarët shkon në opozitë (VIDEO)

Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët në konferencën për media sqaroi se sonte Kryesia e Aleancës për Shqiptarët vendosi që të dal prej Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Taravari i bindur u shpreh se në tetor Aleanca për Shqiptarët do të sjellë fitore të madhe në zgjedhjet lokale.

Ai theksoi se një nga arsyet e largimit ishte edhe heqja e “balansuesit”, duke theksuar se vazhdimisht është premtuar se do të sillet ligji për përfaqësimin adekuat, por nuk ka diçka konkrete. Ai theksoi se ishte premtuar që ky ligj do të sillet ne nëntor, por akoma nuk prezantohet.

Për koalicionet parazgjedhore në zgjedhjet lokale, ai premtoi se do të jetë i hapur për koalicion me çdo parti.

Në lidhje me mungesën e deputetit Salim Sulejmani, Taravari theksoi se mungesa e tij është për shkak arsyeve familjare, ndërsa mungesa e zëvendëskryeministrit Arben Fetait është për shkak angazhimeve jashtë vendit.

Në lidhje me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Taravari u shpreh se VMRO-DPMNE duhet të vendos për këtë.