Kevini pyet Besin nëse ka luftuar në vitin 1999, ky i fundit: Kam qenë vetëm 12-13 vjeçar

Besi, Kevini dhe Gjesti kanë diskutuar mesditën e sotme për luftën e Kosovës. Ishte Kevini ai i cili e pyeti Besin për periudhën e errët e vendit, dhe se si ky i fundit e kishte përjetuar atë periudhë. Në një moment ai duket se e pyeti nëse ky i fundit kishte luftuar gjatë asaj periudhe, […]

tetor 26, 2024 - 18:01
 0  9
Kevini pyet Besin nëse ka luftuar në vitin 1999, ky i fundit: Kam qenë vetëm 12-13 vjeçar

Besi, Kevini dhe Gjesti kanë diskutuar mesditën e sotme për luftën e Kosovës.

Ishte Kevini ai i cili e pyeti Besin për periudhën e errët e vendit, dhe se si ky i fundit e kishte përjetuar atë periudhë.

Në një moment ai duket se e pyeti nëse ky i fundit kishte luftuar gjatë asaj periudhe, porse vështirë e kishte të artikulohej për shkak të vështirësisë në gjuhën shqipe.

“Unë a kom luftu? Unë jom kon 12-13 vjeçar”, i tha Besi, Kevinit, derisa ky i fundit i tha se “nuk e dinte, prandaj po pyeste”.

Këngëtari latino-shqiptar më pas e pyeti se si e kishte kaluar atë periudhë dhe se a ka ende trauma.

“Jom kon fëmijë. Kam kujtime, kam qenë në Prishtinë tërë kohën, i kam pa bombardimet, krejt luftën. Veç që s’jam kon në fshat, kur lufta u kon [ma e dhezne]. Sirenat dëgjoheshin. Natën e ndalshin rrymën, për mos me pas dritë në qytet. Kur vijshin aeroplanat bombardues ‘gjujshin’ drita”, theksoi Besi.