Mevlani: Populli i Kosovës më ka dashur gjithmonë

Mevlani dhe Rezi, kanë diskutuar për debatin e bujshëm që shpërtheu në prime-in e së premtes, mbi çështjen e dialektit dhe flamurit. Debati erdhi, si rrjedhojë e diskutimeve paraprake gjatë javës, që u bënë brenda dy grupeve. “Më ka thënë Vullneti vetë, unë për ty kam respekt, por vetëm se rri me atë [Rezin]. Por, […]

tetor 26, 2024 - 18:01
 0  8
Mevlani: Populli i Kosovës më ka dashur gjithmonë

Mevlani dhe Rezi, kanë diskutuar për debatin e bujshëm që shpërtheu në prime-in e së premtes, mbi çështjen e dialektit dhe flamurit.

Debati erdhi, si rrjedhojë e diskutimeve paraprake gjatë javës, që u bënë brenda dy grupeve.

“Më ka thënë Vullneti vetë, unë për ty kam respekt, por vetëm se rri me atë [Rezin]. Por, edhe të tjerët, unë e di që kjo vjen nga xhelozia dhe konkurrenca dhe kjo është normale. Por që me kriju gjithë këtë urrejtje nuk është mirë”, i tha Mevlani, Rezit.

“Na nuk e dimë gjë se çfarë bohet jashtë, a e kupton? Këtu brenda e di se çfarë kam bërë unë vlla, por se si është transmetu jashtë? Se na përmenden patriotizmin dhe pastaj dalim keq”, deklaroi ai tutje.

“Mua më vjen inat që të prish imazhin, për dikë që krijon urrejtje për mu kot, sepse mu populli i Kosovës më ka dashur gjithmonë”, pohoi mes tjerash Mevlani.