Kiara Tito i bie pishman, kthen pas vendimin që kishte habitur fansat

Moderatorja e njohur, Kiara Tito, ka marrë vendimin që fansat dhe ndjekësit e saj prisnin prej kohësh. Pak javë më parë, ajo kishte ndaluar të gjitha komentet në rrjetet sociale, duke mos toleruar komentet negative, të cilat shpesh preknin edhe familjarët e saj, shkruan IndeksOnline. Së fundmi, në postimet e fundit, vërehet se Kiara ka […]

dhjetor 5, 2025 - 14:30
 0
Kiara Tito i bie pishman, kthen pas vendimin që kishte habitur fansat

Moderatorja e njohur, Kiara Tito, ka marrë vendimin që fansat dhe ndjekësit e saj prisnin prej kohësh.

Pak javë më parë, ajo kishte ndaluar të gjitha komentet në rrjetet sociale, duke mos toleruar komentet negative, të cilat shpesh preknin edhe familjarët e saj, shkruan IndeksOnline.

Së fundmi, në postimet e fundit, vërehet se Kiara ka ndryshuar qëndrim dhe tashmë i lejon ndjekësit të komentojnë, duke shfaqur një hapje më të madhe ndaj opinionit publik.

Moderatorja është e martuar me këngëtarin e njohur Luiz Ejlli dhe së bashku janë prindër të një vajze.