Klekovski do ta pranonte pozicionin ministër i Shëndetësisë, por me një zëvendësim të ‘përshtatshëm të tij’ në FSSH
Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore (FSSH), Sasho Klekovski, deklaroi sot se do të pranonte të merrte përsipër pozicionin e ministrit të Shëndetësisë, por vetëm nëse sigurohet një zëvendësim i përshtatshëm për pozicionin e tij në Fond, transmeton Portalb.mk. Klekovski tha se është i hapur për bisedime në varësi të nevojave të Qeverisë, por theksoi […]


Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore (FSSH), Sasho Klekovski, deklaroi sot se do të pranonte të merrte përsipër pozicionin e ministrit të Shëndetësisë, por vetëm nëse sigurohet një zëvendësim i përshtatshëm për pozicionin e tij në Fond, transmeton Portalb.mk.
Klekovski tha se është i hapur për bisedime në varësi të nevojave të Qeverisë, por theksoi se është e nevojshme që çdo ndryshim në personel të parashikojë një zgjidhje të plotë për mungesën e personelit në të gjithë sektorin e shëndetësisë.
“Qeveria ka një kryeministër i cili po formon ekipin qeveritar. Ndihem plotësisht produktiv dhe i përkushtuar në Fond ku ka shumë punë. Do të jem i hapur për bisedime, në varësi të nevojave. Por, do ta them përsëri, ka shumë për të bërë në FSSH, kështu që çdo riorganizim duhet të parashikojë një zgjidhje të plotë për mungesën e personelit në sektorin e shëndetësisë”, tha Klekovski, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske pas një konference për shtyp për të lënduarit në tragjedinë e Koçanit.
Sektori i shëndetësisë është pa ministër që kur Arben Taravari dha zyrtarisht dorëheqjen javën e kaluar, pas vendimit të partisë së tij për t’u larguar nga Qeveria.
Lidhur me atë se kush do ta pasojë Taravarin, kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve sot, tha se shumë gjëra në skenën politike do të jenë më të qarta këtë javë.
