Koçan: 4 ish-ministra të akuzuar, BDI: Shqiptarët po sulmohen nga shteti, reagon VMRO-DPMNE!

Ndërkohë Prokuroria ka njoftuar se zgjerimi i hetimit për tragjedinë në Koçan përfshin 19 persona të tjerë. Sipas njoftimit të Prokurorisë që të gjithë dyshohen për vepra të rënda ndaj The post Koçan: 4 ish-ministra të akuzuar, BDI: Shqiptarët po sulmohen nga shteti, reagon VMRO-DPMNE! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 13, 2025 - 03:00
 0  6
Koçan: 4 ish-ministra të akuzuar, BDI: Shqiptarët po sulmohen nga shteti, reagon VMRO-DPMNE!

Ndërkohë Prokuroria ka njoftuar se zgjerimi i hetimit për tragjedinë në Koçan përfshin 19 persona të tjerë. Sipas njoftimit të Prokurorisë që të gjithë dyshohen për vepra të rënda ndaj sigurisë së përgjithshme.

Bëhet fjalë për persona zyrtarë, të cilët në periudhën nga viti 2012 deri në 16 mars të vitit 2025, secili në bazë të kompetencave dhe përgjegjësisë, nuk kanë vepruar aspak sipas masave të caktuara për mbrojtje me çka kanë shkaktuar rrezik për jetën dhe trupin e njerëzve dhe pronën në përmasa të mëdha.

Në mesin e të dyshuarve të rinj janë inspektorë të autorizuar ndërtimi në komunën e Koçanit, drejtorë dhe inspektor i përgjithshëm i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ministra të Ekonomisë, sekretarë shtetëror dhe persona të tjerë zyrtar nga kjo ministri, si dhe inspektorë të Inspektoratit të Tregut”, thekson Prokuroria.

Prokuroria ka njoftuar se në Gjykatën Themelore të Koçanit do të parashtrojë propozime për caktimin e masës së sigurimit të pranisë së të gjithë të dyshuarve të rinj.

Me zgjerimin e hetimit deri në këtë moment, Prokuroria e Koçanit lidhur me zjarrin ka ngritur procedurë hetimore në total ndaj 45 personave fizikë dhe 3 juridikë.

Njëri prej tyre pas hapjes së procedurës ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra, dhe për këtë qëllim procedura ndaj tij ndërpritet.

Katër ish-ministra shqiptarë të akuzuar, asnjë i Qeverisë aktuale!

Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Koçani, sot e zgjeruan hetimin lidhur me zjarrin në diskotekën e Koçanit ndaj edhe 19 personave të rinj. Të gjithë ata dyshohen për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme nga neni 292 në lidhje me nenin 288 të Kodit Penal.

Bëhet fjalë për persona zyrtarë, ish-ministrat e Ekonomisë, Valon Saraçini, Bekim Neziri dhe Driton Kuçi, si drejtorin aktuale të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Xhevat Selami, të cilët në periudhën nga viti 2012 deri më 16.03.2025, së bashku por secili nga aspekti i pozitës, kompetencave dhe përgjegjësive të veta, nuk kanë vepruar sipas rregulloreve për masat e mbrojtjes dhe me këtë kanë shkaktuar rrezik për jetën dhe trupin e njerëzve si dhe për pasuri në përmasa të mëdha, shkruan gazeta KOHA.

Sot, në orët e hershme të mëngjesit, policia kishte marrë nga shtëpitë e tyre ish-ministrin Bekim Neziri dhe Valon Saraçini, ndërsa i ështl ftesë edhe ish-ministrit, aktualisht ambasador i Maqedonisë në Oslo të Norvegjisë, Driton Kuçi. Por, është për tu habitur se, edhe pse tragjedia në Koçan ndodji në mars dhe kjo Qeveri udhlheq me shtetin për rreth 10 muaj, asnjë zyrtar i lartë aktual madje nuk është marrë në pyetje! As ministri aktual i Policisë, Pançe Toshkovski dhe as ai i Ekonomisë, Besar Durmishi.

“Ndër të dyshuarit e rinj janë inspektorë ndërtimorë të autorizuar në Komunën e Koçanit, drejtorë dhe një inspektor i përgjithshëm nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, ministra të ekonomisë, sekretarë shtetërorë dhe persona të tjerë zyrtarë nga ai ministri, si dhe inspektorë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Sipas njoftimit, ekzistojnë dyshime se “veprimet dhe lëshimet e tyre të paligjshme në vazhdimësi kanë çuar në atë që kabareja KLUB PULSE në Koçan që nga fillimi e deri në ndodhjen e zjarrit të vazhdojë të ushtrojë veprimtari hotelierike pa plotësuar kushtet ligjore për këtë dhe duke shkelur të gjitha rregullat e sigurisë për jetën e personave që e vizitonin objektin”.

Në paraburgim vazhdon të jetë edhe ish-ministri Kreshnik Bekteshi, i dyshuar dhe i ngarkuar me padi nga neni 292 në lidhje me nenin 288 të Kodit Penal.

Ndryshe, si pasojë gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike më 16.03.2025, në performancën e grupit muzikor DNK, u shkaktua zjarr në të cilin humbën jetën 61 persona, ndër ta 6 fëmijë, dhe u plagosën edhe 197 persona, prej tyre 25 fëmijë.

Me këtë, deri sot, Prokuroria e Koçanit ka nisur hetime ndaj gjithsej 45 persona fizikë dhe tre persona juridikë lidhur me zjarrin. Tash numri shkon në 64. Një prej tyre, pas hapjes së hetimeve, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në zjarr, dhe për këtë arsye, pas sigurimit të plotë të dokumentacionit mjekësor, procedura ndaj tij do të ndalet.

Përveç kontrollit dhe arrestimit herët në mëngjes, policë të shoqëruar nga pjesëtarë të njësitit special sërish në orët e pasditës kanë bastisur dhe kontrolluar shtëpinë e ish-ministrit të Ekonomisë, njëherësh kryetar i Degës së BDI-së në Çair, Bekim Neziri, shkruan gazeta Koha.

Jozyrtarisht thuhet se e kanë kërkuar një telefon, megjithëse bastisja ka zgjatur rrafsh 45 minuta, ndërsa të shqetësuar dhe frikësuar vazhdojnë të jenë familjarët e Bekim Bezirit, bashkëshortja dhe fëmijët.

KOHA merr se Bekim Neziri po mbahet në stacionin policor në Kisella Vodë, ndërsa në stacionin policor në Karposh po mbahet Valon Saraçini.

Në ndërkohë, në Ministrinë e Ekonomisë janë konfiskuar edhe disa kompjuterë të punonjësve të ministrisë.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme pak më parë njoftoi se në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Koçani, sot e zgjeruan hetimin lidhur me zjarrin në diskotekën e Koçanit ndaj edhe 19 personave të rinj. Të gjithë ata dyshohen për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme nga neni 292 në lidhje me nenin 288 të Kodit Penal.

Ftesë për t’u paraqitur në polici ka pranuar edhe ish-ministri, aktualisht ambasador i Maqedonisë në Oslo të Norvegjisë, Driton Kuçi, në shtëpinë e të cilit herët në mëngjesk ishte trokitur policia. Por, është për tu habitur se, edhe pse tragjedia në Koçan ndodji në mars dhe kjo Qeveri udhlheq me shtetin për rreth 10 muaj, asnjë zyrtar i lartë aktual madje nuk është marrë në pyetje! As ministri aktual i Policisë, Pançe Toshkovski dhe as ai i Ekonomisë, Besar Durmishi. Nuk po hetohet as dejtoresha aktuale e Drejtorisë për të Hyra Publike, kuadër e VMRO-së.

Shqiptarët po sulmohen nga shteti

Pas ngjarjeve të fundit, ku Ministria për Punë të Brendshme ka thirrur në bisedë informative të gjithë ish-ministrat e Ekonomisë që nga viti 2012 kanë reaguar nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Nga partia e Ahmetit thonë se shqiptarët po sulmohen nga shteti. Tutje integristët theksojnë se “kjo nuk është drejtësi, kjo është hakmarrje për përfshirjen e shqiptarëve në proceset institucionale”!

Reagimi i plotë i BDI-së.

“Sot, populli shqiptar në vend është nën sulm nga institucionet e shtetit të tij, të cilat janë plotësisht të kapura nga interesat politike dhe etnocentriste të Qeverisë.

Për t’u mbrojtur, Kryeministri, Ministri i Brendshëm dhe Prokurori i Shtetit e kanë drejtuar njëanshëm hetimin kundër shqiptarëve që kanë qenë pjesë e institucioneve të sistemit në çfarëdo forme dhe në çdo kohë.

Deklarojmë qartë se sot kundër shqiptarëve është shpallur një agresion i njëanshëm dhe i padrejtë, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për BDI-në, partitë shqiptare në pushtet, apo shqiptarët në përgjithësi.

Kjo nuk është drejtësi, kjo është hakmarrje për përfshirjen e shqiptarëve në proceset institucionale!

BDI do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar vazhdimin e këtij sulmi dhe për të siguruar drejtësi për popullin shqiptar në vend”, thonë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

VMRO me regaim ndaj BDI-së: Po ikë nga përgjegjësia për krime, duke u fshehur pas ombrellës etnike

Kundërpërgjigjet partia në pushtet VMRO-DPMNE. Sipas tyre, BDI, parti e cila pothuajse dy dekada ishte pjesë e pushtetit, po përpiqet të ikë nga përballja me drejtësinë përmes retorikës etnike.

“Nuk ka hetime kundër shqiptarëve – ka hetime kundër individëve për të cilët ekzistojnë dyshime serioze për keqpërdorimin e postit zyrtar. Kjo nuk është çështje etnike, por luftë për drejtësi dhe llogaridhënie”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Më tej shtojnë se BDI dëshiron të krijojë konflikt aty ku ka vetëm zbatim të ligjit, por, sipas tyre, ka përfunduar koha e drejtësisë selektive dhe zyrtarëve të mbrojtur politik. Përnfundojnë se institucionet duhet të funksionojnë pa presion politik dhe se lufta kundër krimit dhe korrupsionit mbetet një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë.

“Pas tragjedisë së 16 marsit në Koçan, rrjedha e deritanishme e hetimeve tregon selektivitet dhe jotransparencë. Familjet në Koçan dhe qytetarët meritojnë përgjigje. Por, në vend të kësaj, kemi një hetim selektiv, i cili herë pas here bëhet edhe në mënyrë bombastike”, tha deputetja e LSDM-së, Sanja Llukarevska, në një intervistë në Telma.

Ajo thotë se pas një tragjedie si kjo, askush nuk ka të drejtë të justifikohet apo të bëjë përzgjedhje.

Llukarevska: Hetimi për tragjedinë e Koçanit është selektiv

“Pas tragjedisë së 16 marsit në Koçan, rrjedha e deritanishme e hetimeve tregon selektivitet dhe jotransparencë. Familjet në Koçan dhe qytetarët meritojnë përgjigje. Por, në vend të kësaj, kemi një hetim selektiv, i cili herë pas here bëhet edhe në mënyrë bombastike”, tha deputetja e LSDM-së, Sanja Llukarevska, në një intervistë në Telma.

Ajo thotë se pas një tragjedie si kjo, askush nuk ka të drejtë të justifikohet apo të bëjë përzgjedhje.

“Megjithatë, tani po shohim një hetim selektiv. Ndërkohë që ministri i mëparshëm i Ekonomisë është në paraburgim, ky aktual pretendon se nuk ka dijeni për përgjegjësitë dhe kompetencat, duke thënë: “Nuk kam lidhje me këtë dhe me licencat”. Nuk kemi dëgjuar asgjë për punonjësit e policisë që janë të detyruar të bëjnë një plan rreziku, thjesht shohim se ka një pezullim. Publiku ka nevojë për përgjigje dhe ky proces duhet të jetë transparent. Qytetarët dhe familjet në Koçan meritojnë të kenë përgjigje për tragjedinë”, tha Llukarevska.

Llukarevska iu referua edhe formimit të një komisioni hetimor që duhet të fillojë punën në kohën e duhur, por nuk duhet të jetë zëvendësues për hetimin.

“Hetimi për tragjedinë e Koçanit duhet të tregojë rezultate të besueshme. Komisioni hetimor nuk guxon ta zëvendësojë hetimin e MPB-së dhe Prokurorisë Themelore Publike dhe nuk duhet të jetë urë për fitimin e pikëve të lira politike”, tha Llukarevska. Flaka Media

The post Koçan: 4 ish-ministra të akuzuar, BDI: Shqiptarët po sulmohen nga shteti, reagon VMRO-DPMNE! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .