“Ndërtojmë rrugë thonë, vjedhje të tmerrshme!”/Berisha: Paratë të ishin për pensione
Kreu i PD, Sali Berisha nga Burreli ka deklaruar se vjedhjet më të mëdha janë bërë në ndërtimin e rrugëve në vend. Në këtë takim elektoral, Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë duke u shprehur se “fondet, paratë tuaja, pensionet dhe rrogat tuaja i vjedhin”. Ai deklaroi se shqiptarët vidhen pa mëshirë duke theksuar se ato […]

Kreu i PD, Sali Berisha nga Burreli ka deklaruar se vjedhjet më të mëdha janë bërë në ndërtimin e rrugëve në vend. Në këtë takim elektoral, Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë duke u shprehur se “fondet, paratë tuaja, pensionet dhe rrogat tuaja i vjedhin”.
Ai deklaroi se shqiptarët vidhen pa mëshirë duke theksuar se ato para sot mund të ishin pensione për të moshuarit.
“Kur i kërkuam të votojë pensionin minimal 200 euro tha “biem në katastrofë”. Nuk janë çështje partiake këto, dhembshuria nuk është virtyt i një partie, por i qenies njerëzore.
Kurse këta, çfarë bëjnë, fondet, paratë tuaja, pensionet dhe rrogat tuaja i vjedhin. Po ndërtojmë rrugë thonë, aty janë vjedhjet më të tmerrshme miq. Rruga e Kombit ka kushtuar 10 mln euro km me gjithë tunelet e gjata. Rruga e Arbrit, kanë kushtuar 11 mln euro km. Unaza 17 mln euro. Cilido partie që i përkisni shikoni si vidheni pa mëshirë, ato para mund të ishin pensione sot. Sot duhet të kishit pension 450 euro. Janë 130 mln euro të djegësit të Tiranës që nuk ka një tullë të vendosur, të taksave të tuaja. 130 mln euro janë 812 mijë pensione të zhdukura”, tha Berisha.