Komandanti i FSK-së pret në takim përfaqësuesin ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar në NATO

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim përfaqësuesin Ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar në NATO, Gjenerallejtënant Ian Cave. Fillimisht Gjeneral Jashari i uroi mirëseardhje Gjeneralit Cave dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ofron në aspektin bilateral, si përmes trajnimeve por gjithashtu edhe përmes

tetor 6, 2025 - 20:30
 0
Komandanti i FSK-së pret në takim përfaqësuesin ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar në NATO
Komandanti i FSK-së pret në takim përfaqësuesin ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar në NATO

Komandanti i FSK-së pret në takim përfaqësuesin ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar në NATO

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim përfaqësuesin Ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar në NATO, Gjenerallejtënant Ian Cave.

Fillimisht Gjeneral Jashari i uroi mirëseardhje Gjeneralit Cave dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ofron në aspektin bilateral, si përmes trajnimeve por gjithashtu edhe përmes aktiviteteve të përbashkëta.

Sipas njoftimit të FSK-së, Gjeneral Jashari dhe Gjeneralin Cave diskutuan mbi të arriturat e FSK-së, planin e tranzicionit dhe që fokusi i komandantit për sa i përket këtij plani është ngritja e kapaciteteve të plota operacionale dhe që FSK të jetë një kontribuuese e rëndësishme e sigurisë në rajon dhe më gjerë.

“Gjenerali Cave e falënderoi Gjeneral Jasharin për pritjen dhe e përgëzoi për zhvillimin e FSK-së në ngritjen e kapaciteteve të saj. Të dy gjeneralët gjithashtu biseduan për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon. Ky takim nënvizoi edhe një herë përkushtimin e përbashkët për avancimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e pozicionuar atë si një komponent thelbësor të sistemit të sigurisë euro-atlantike dhe duke rritur besimin në integrimin e saj në strukturat e NATO-s”, thuhet në njoftim.