Kompanitë holandeze: Mungesa e punëtorëve të kualifikuar dhe korrupsioni janë pengesat kryesore për të bërë biznes në RMV

Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, korrupsioni dhe mjedisi i paparashikueshëm i biznesit janë pengesat kryesore për të bërë biznes në Maqedoni, sipas një ankete të realizuar këtë vit mes kompanive holandeze. Rezultatet e anketës u prezantuan nga ambasadorja holandeze Uzlem Janel ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve qeveritare, Odës ekonomike, sektorit të biznesit holandez […]

Nëntor 26, 2024 - 19:00
 0  6
Kompanitë holandeze: Mungesa e punëtorëve të kualifikuar dhe korrupsioni janë pengesat kryesore për të bërë biznes në RMV
Zyrë, biznes, zyrtar. Foto: mhouge/Pixabay

Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, korrupsioni dhe mjedisi i paparashikueshëm i biznesit janë pengesat kryesore për të bërë biznes në Maqedoni, sipas një ankete të realizuar këtë vit mes kompanive holandeze. Rezultatet e anketës u prezantuan nga ambasadorja holandeze Uzlem Janel ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve qeveritare, Odës ekonomike, sektorit të biznesit holandez dhe shoqatave të biznesit, transmeton Portalb.mk.

Në shkallën nga 1 deri në 10, të anketuarit e vlerësuan klimën e biznesit në vend me 5.7, një rezultat me 6% më i mirë në krahasim me sondazhin e fundit të realizuar në vitin 2022. Ata thonë se faktorët kryesorë që do të ndikonin në vendimin e tyre për të zgjeruar biznesin në Maqedoni janë kostot e ulëta operative (23%), mbështetja e qeverisë (20%), kërkesa në rritje për produktet e tyre (20%) dhe lehtësia e të bërit biznes (17%).

Në të njëjtën kohë, 27% e kompanive të anketuara deklaruan se në Maqedoni nuk ka fuqi të mjaftueshme dhe të kualifikuar, ndërsa 15% vlerësojnë se mjedisi i biznesit është i paparashikueshëm. Nëntë përqind thanë se janë përballur me korrupsion në marrëdhëniet me subjektet publike dhe private.

Pothuajse të gjitha kompanitë holandeze që punojnë në vend janë aktive në fushën e përgjegjësisë sociale të korporatave, me fokus kryesor në mbrojtjen e mjedisit, sigurinë në punë dhe politikat për mirëqenien e punonjësve.

“Sot ne festojmë frymën sipërmarrëve, e cila është shumë më tepër se të nisësh një biznes. Sipërmarrja nënkupton gjithashtu qëndrueshmëri, vizion dhe guxim që çojnë drejtë mundësive të reja dhe rritjes së re ”, tha ambasadorja Janel, në manifestimin e Ditës së Sipërmarrësve Holandezë.