Komisioni i ri për falje mbajti mbledhjen e parë konstituive, shpresë që vendimet të bazohen në vlera demokratike

Sot në kabinetin e presidentes u mbajt seanca e parë konstituive e përbërjes së re të Komisionit për Falje, pasi Siljanovska Davkova mori vendim për përbërjen dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të komisionit,transmeton Portalb.mk. Kryetar i Komisionit është Milka Ristova, ndërsa anëtarë të tij janë, Oliver Baçanoviq, Aleksandra Gruevska Drakulevski, Blerta Ahmedi, Dragana Batiq, […]

Nëntor 26, 2024 - 19:00
 0  6
Komisioni i ri për falje mbajti mbledhjen e parë konstituive, shpresë që vendimet të bazohen në vlera demokratike
Foto nga kabineti i presidenties Gordana Siljanovska Davkova .

Sot në kabinetin e presidentes u mbajt seanca e parë konstituive e përbërjes së re të Komisionit për Falje, pasi Siljanovska Davkova mori vendim për përbërjen dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të komisionit,transmeton Portalb.mk.

Kryetar i Komisionit është Milka Ristova, ndërsa anëtarë të tij janë, Oliver Baçanoviq, Aleksandra Gruevska Drakulevski, Blerta Ahmedi, Dragana Batiq, Afet Mamuti dhe Doan Suleimanoski.

Në seancën e parë të përbërjes së re të Komisionit për falje mori pjesë presidentja Siljanovska Davkova, e cila u uroi anëtarëve të komisionit punë të suksesshme, duke shprehur bindjen se komisioni me punën e tij, dhe duke respektuar parimet e transparencës dhe llogaridhënies, drejtësisë dhe barazisë, humanizmit dhe mirëkuptimit do të kontribuojnë në forcimin e besimit institucional, ndërsa vendimet do të jenë shembull i respektimit të vlerave demokratike.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se përkushtimin e saj për sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut, nënvizoi rëndësinë e institutit të faljes dhe nevojën që e gjithë procedura të mos bëhet subjekt i përplasjeve të politikës së përditshme.

Ajo shprehu pritjen që të gjitha vendimet e komisionit të jenë në përputhje me interesin publik dhe vlerat shoqërore, ndërsa secili rast të trajtohet brenda procedurave të përcaktuara me ligj.

Ky komision është pjesë e organeve të presidentes, i cili me propozim të Ministrisë së Drejtësisë vendos se kush dhe çfarë lloj faljeje do t’u jepet të dënuarve me aktgjykim të formës së prerë.

Komisioni gjashtë anëtarësh i faljes me 26 tetor dorëzuan dorëheqje kolektive, ndërsa vendimin e bëri të ditur në profilin e tij në Facebook profesori Gordan Kalajxhiev, i cili në sqarim ka thënë se e kanë marrë në përputhje me parimet e tyre personale dhe profesionale. Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova e pranoi dorëheqjen dhe njoftoi se do të vijojnë konsultimet për përbërjen e re, si dhe për ndryshimet në sistemin e faljes.

Dorëheqja erdhi pasi në opinion u shkaktuan shumë reagime për disa prej emrave që ishin në listën e të falurve në me rastin e festës 23 Tetori – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase. Pas kësaj presidentja mblodhi Komisionin pas arrestimit të Akif Ravmanoskit, njërit prej personave të falur nga Siljanovska-Davkova, për të cilin mediat raportuan se është një nga liderët e grupit kriminal “Baron”.