Komuna e Gostivarit: Është arritur marrëveshje për pagesën e K-15 për të gjithë mësimdhënësit

Komuna e Gostivarit njofton se është arritur marrëveshje me Sindikatën e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë në Gostivar, për pagesën e K-15 për të gjithë mësimdhënësit, përcjell TV21. Sipas komunës, pagesa do të realizohet sipas një dinamike të dakorduar deri në fund të muajit prill. “Në periudhën kur nga Qeveria janë lëshuar dotacionet dhe […]

Jan 31, 2026 - 17:30
 0
Komuna e Gostivarit: Është arritur marrëveshje për pagesën e K-15 për të gjithë mësimdhënësit

Komuna e Gostivarit njofton se është arritur marrëveshje me Sindikatën e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë në Gostivar, për pagesën e K-15 për të gjithë mësimdhënësit, përcjell TV21. Sipas komunës, pagesa do të realizohet sipas një dinamike të dakorduar deri në fund të muajit prill.

“Në periudhën kur nga Qeveria janë lëshuar dotacionet dhe kur, sipas afatit ligjor, pagesa e K-15 është dashur të realizohet deri më 31.12.2025, me komunën e Gostivarit ka udhëhequr një i besuar i Qeverisë. Në të njëjtën kohë, dotacionet e lëshuara kanë qenë të destinuara vetëm për shkollat fillore, duke mos përfshirë institucionet e tjera arsimore, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në mosrealizimin e pagesës brenda afatit ligjor. Pas marrjes së përgjegjësisë nga udhëheqja aktuale e Komunës së Gostivarit, është zhvilluar dialog konstruktiv me Sindikatën e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – Gostivar dhe është arritur një marrëveshje xhentëllmene, sipas së cilës pagesa e K-15 për të gjithë mësimdhënësit, përfshirë edhe ata të institucioneve që nuk kanë qenë të mbuluara me dotacione, do të realizohet sipas një dinamike të dakorduar deri në fund të muajit prill të këtij viti”, thuhet në njoftimin e komunës.