Komuna e Prishtinës del me sqarim për ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës

Komuna e Prishtinës ka reaguar të premten vonë me një sqarim publik lidhur me aktivitetet jashtëkurrikulare nëpër shkollat e kryeqytetit, për ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës. Në një komunikatë zyrtare, Komuna thekson se ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës nuk janë ndaluar, por përkundrazi janë duke u rregulluar me një udhëzim të ri administrativ. “Drejtoria e

Prill 26, 2025 - 00:00
 0  4
Komuna e Prishtinës del me sqarim për ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës
komuna-e-prishtines-del-me-sqarim-per-ekskursionet-dhe-mbremjet-e-matures

komuna-e-prishtines-del-me-sqarim-per-ekskursionet-dhe-mbremjet-e-matures

Komuna e Prishtinës ka reaguar të premten vonë me një sqarim publik lidhur me aktivitetet jashtëkurrikulare nëpër shkollat e kryeqytetit, për ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës.

Në një komunikatë zyrtare, Komuna thekson se ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës nuk janë ndaluar, por përkundrazi janë duke u rregulluar me një udhëzim të ri administrativ.

“Drejtoria e Arsimit në Kryeqytet, në bashkëpunim me Zyrën Ligjore, ka finalizuar aktin udhëzues i cili rregullon aktivitetet jashtëkurrikulare, si mbrëmjet e maturës, semi-maturës, ekskursionet brenda dhe jashtë Prishtinës, ditët e shkollave dhe aktivitete të tjera”, thuhet në njoftim.

Sipas komunës, ky udhëzim është hartuar për të sjellë më shumë qartësi dhe standardizim në organizimin e aktiviteteve të tilla dhe do të vlejë për procedurat e ardhshme në të gjitha shkollat e Kryeqytetit.

Komuna siguron se çdo aktivitet do të zhvillohet në përputhje me rregullat ligjore dhe me fokus në sigurinë dhe mirëqenien e nxënësve.