Konferenca e parë, KQZ: Filloi mbarë votimi për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e parë në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. Gjatë kësaj konference, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi bëri të ditur se në orët e para të mëngjesit, materiali zgjedhor, përfshirë edhe fletëvotimet, është shpërndarë me kohë në të gjitha Qendrat e Votimit. Po ashtu, u njoftua

Nëntor 9, 2025 - 10:30
 0
Konferenca e parë, KQZ: Filloi mbarë votimi për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave
Konferenca e parë, KQZ: Filloi mbarë votimi për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave

Konferenca e parë, KQZ: Filloi mbarë votimi për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e parë në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.

Gjatë kësaj konference, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi bëri të ditur se në orët e para të mëngjesit, materiali zgjedhor, përfshirë edhe fletëvotimet, është shpërndarë me kohë në të gjitha Qendrat e Votimit.

Po ashtu, u njoftua se sipas informacioneve të marra nga KQZ, procesi i votimit ka nisur në të gjitha Qendrat e Votimit.

Gjatë ditës së sotme, procesi zgjedhor do të zhvillohet në 525 Qendra të Votimit, me gjithsej 1,648 vendvotime, prej të cilave 507 qendra me 1,628 vendvotime për votimin e rregullt dhe 18 qendra, nga një për çdo komunë ku mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve, me 20 vendvotime, për të mundësuar votimin me kusht.

Raundi i dytë i zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave mbahet në këto 18 komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Sipas Listës së Votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote për të votuar sot në Republikën e Kosovës është 1,316,672 të cilët janë të shpërndarë në 18 komuna.

Përveç organizimit të votimit në vendvotime të rregullta, KQZ do të organizojë votimin edhe përmes ekipeve mobile/lëvizëse për 2,541 votuesit me nevoja të veçanta, të cilët janë regjistruar dhe evidentuar paraprakisht.

Në këtë konferencë të parë, KQZ ftoi të gjithë qytetarët me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese: të drejtën për të votuar, si dhe u njotuan se përmes platformës elektronike https://qv.kqz-ks.org mund të kontrollojnë me lehtësi se ku është Qendra e Votimit ku janë caktuar të votojnë.

#

Konferenca e dytë e KQZ-së mbahet në orën 11:30, në të cilën është planifikuar të paraqitet pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 dhe ecuria e procesit zgjedhor deri në atë kohë. Para kësaj konference, në orën 09:00 në platformën e KQZ-së do të https://resultslocal2025r2.kqz-ks.org/ përditësohen të dhënat nga pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në atë kohë.