Hajrulla Çeku ushtron të drejtën e votës: Sot përmbyllim një cikël të gjatë zgjedhor – uroj katër vite të mbara për kryeqytetin
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku ka ushtruar të drejtën për votë, duke ftuar të gjithë qytetarët të dalin sa më masovisht dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë. Ai shoqërohej nga bashkëshortja dhe fëmijët e tij por fillimisht ngatërroi vendvotimin. Çeku tha se sot po përmbyllin edhe këtë


Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku ka ushtruar të drejtën për votë, duke ftuar të gjithë qytetarët të dalin sa më masovisht dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë.
Ai shoqërohej nga bashkëshortja dhe fëmijët e tij por fillimisht ngatërroi vendvotimin. Çeku tha se sot po përmbyllin edhe këtë cikël të zgjedhjeve lokale që është detyrim.
“Uroj që deri në fund të ditës të shkojë gjithçka në rregull, të jetë një ditë e mbarë, për demokracinë, për kryeqytetin tonë. Uroj që edhe katër vitet e ardhshme të jenë të mbara, të mira, për të gjithë qytetarët e kryeqytetit. I ftoj të gjithë që sa më masovisht ta ushtrojnë të drejtën e tyre për votë, për demokraci dhe për qeverisje të mirë “, tha ai.
Ai shtoi se cilido që të jetë rezultati, uron që qytetarët e Prishtinës t’i pres çdo gjë e mirë. Çeku kundër kandidat ka Përparim Ramën nga Lidhja Demokratike e Kosovës./Kosovapress/
