Ngacmohet një vajzë në mënyrë të përsëritur, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka ngacmuar në mënyrë të përsëritur një vajzë në Prishtinë. Rasti është raportuar nga babai i viktimës, i cili ka njoftuar policinë për sjelljet e dyshuara të të arrestuarit. Sipas raportit të policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka ushtruar ngacmime të vazhdueshme


Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka ngacmuar në mënyrë të përsëritur një vajzë në Prishtinë. Rasti është raportuar nga babai i viktimës, i cili ka njoftuar policinë për sjelljet e dyshuara të të arrestuarit.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka ushtruar ngacmime të vazhdueshme ndaj vajzës, ndërsa pas marrjes së kallëzimit, njësitet kompetente kanë ndërhyrë menjëherë.
“Prishtinë 02-07.11.2025-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se në mënyrë të përsëritur po e ngacmon vajzën e tij viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Më tej thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit në prani të prokurorit të shtetit, me urdhër të tij është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po vazhdon me hetimet për ndriçimin e plotë të rastit. /Kosovapress/
