Konfirmohet një rast me zgjebe në një shkollë fillore në Kumanovë
Një rast i konfirmuar dhe tre të tjerë të dyshimtë me sëmundjen e zgjebes janë regjistruar në shkollën fillore “Kirili dhe Metodi” në fshatin Rramalisë të Kumanovës, njoftuan sot zyrtarët e shkollës. Familja e nxënësit ka dorëzuar në shkollë certifikatën e mjekut. Ndërsa në izolim është edhe motra e nxënësit të klasës së parë. Dy […]

Një rast i konfirmuar dhe tre të tjerë të dyshimtë me sëmundjen e zgjebes janë regjistruar në shkollën fillore “Kirili dhe Metodi” në fshatin Rramalisë të Kumanovës, njoftuan sot zyrtarët e shkollës.
Familja e nxënësit ka dorëzuar në shkollë certifikatën e mjekut. Ndërsa në izolim është edhe motra e nxënësit të klasës së parë. Dy rastet e mbetura janë të dyshimta dhe të dy nxënësit janë në izolim.
Shkolla ka marrë disa masa, përfshirë dezinfektimin.
Në terren kanë qenë të pranishme edhe ekipet e Qendrës për Shëndet Publik, të cilët kanë bërë inspektim dhe kanë bërë të ditur më shumë detaje pas përfundimit të inspektimit.