Konjufca takohet me emisarin slloven, flasin për zgjedhjet dhe aktualitetin politik

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim të Dërguarin e Posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzhej Frangesh. Në këtë takim, Konjufca e njoftoi Frangesh me aktualitetin politik në Kosovë, e cila sapo ka kaluar nëpër një periudhë fushate elektorale dhe zgjedhjesh parlamentare, që do të përcaktojë legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

shkurt 14, 2025 - 14:00
 0  6
Konjufca takohet me emisarin slloven, flasin për zgjedhjet dhe aktualitetin politik
konjufca-takohet-me-emisarin-slloven,-flasin-per-zgjedhjet-dhe-aktualitetin-politik

konjufca-takohet-me-emisarin-slloven,-flasin-per-zgjedhjet-dhe-aktualitetin-politik

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim të Dërguarin e Posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzhej Frangesh.

Në këtë takim, Konjufca e njoftoi Frangesh me aktualitetin politik në Kosovë, e cila sapo ka kaluar nëpër një periudhë fushate elektorale dhe zgjedhjesh parlamentare, që do të përcaktojë legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

Siç bën të ditur Kuvendi përmes një njoftimi për media, Konjufca shprehu vlerësim për raportet midis Republikës së Kosovës dhe Sllovenisë, duke i konsideruar ato të rëndësishme, sidomos në perspektivën e ambicieve tona të integrimeve evropiane apo anëtarësimit të vendit tonë në strukturat ndërkombëtare.

“Më tutje, ai shtoi se dy vendet tona ndajnë vlera, qëllime dhe interesa të përbashkëta, prandaj duke ruajtur angazhimin dhe gatishmërinë tonë duhet të përdorim të gjitha mundësitë për të thelluar gjithnjë e më shumë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e shkëlqyera në të gjitha drejtimet“.