Kopshti Zoologjik në Shkup nga sot hapi dyert sërish

Pas një pauze prej 21 ditëshe, prej sot Kopshti Zoologjik në Shkup është rihapur për vizitorët. Kopshti ishte mbyllur përkohësisht, për shkak se ishte regjistruar një rast i gripit të shpendëve në një patë të ngordhur në Parkun e Qytetit, transmeton Portalb.mk. Gjatë kohës që ishte I mbyllur, stafi vazhdoi të kujdeset për kafshët dhe […]

Nëntor 9, 2024 - 12:00
 0  5
Kopshti Zoologjik në Shkup nga sot hapi dyert sërish
Kopshti zoologjik Shkup, foto: Kopshti zoologjik

Pas një pauze prej 21 ditëshe, prej sot Kopshti Zoologjik në Shkup është rihapur për vizitorët. Kopshti ishte mbyllur përkohësisht, për shkak se ishte regjistruar një rast i gripit të shpendëve në një patë të ngordhur në Parkun e Qytetit, transmeton Portalb.mk.

Gjatë kohës që ishte I mbyllur, stafi vazhdoi të kujdeset për kafshët dhe të pastrojë habitatet e tyre. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë konstatoi se Kopshti Zoologjik nuk ka vepruar sipas procedurave ligjore për denoncimin e infeksionit, pas së cilës 24 zogj janë vrarë në terren.

Ndërkaq, nga Kopshti Zoologjik akuzuan për hyrje të paligjshme dhe masakër ndaj zogjve, që e vlerësojnë si aksion të paligjshëm pa prova adekuate.