“Korrupsion në ministrinë e Izet Mexhitit”, reagon partia e tij!

Rreth akuzave ndaj Izet Mexhitit për korrupsion në ministrinë që ai drejton, ka reaguar edhe partia që drejton, LD. Në deklaratën e LD-së për Zhurnal, janë shprehur që nga dalja The post “Korrupsion në ministrinë e Izet Mexhitit”, reagon partia e tij! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 22, 2025 - 23:00
 0  5
“Korrupsion në ministrinë e Izet Mexhitit”, reagon partia e tij!

Rreth akuzave ndaj Izet Mexhitit për korrupsion në ministrinë që ai drejton, ka reaguar edhe partia që drejton, LD. Në deklaratën e LD-së për Zhurnal, janë shprehur që nga dalja e Izet Mexhiti nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe formimi i Lëvizjes Demokratike, shumë anëtarë të kësaj partie i bashkangjiten LD-së së Mexhitit ose më saktë transferohen tek partia e zëvendës kryeministrit të parë duke parë kështu një stabilitet më të madh qoftë dhe politik e shoqërorë tek kjo parti dhe në anën tjetër Bashkimi Demokratik për Integrim është në panikë të madhe dhe mundohet që me sulme dhe shantazhe të ndryshme të hutojë opinionin dhe të parandalojë kalimet nga BDI në LD të eksponentëve politike qoftë ato që kanë pasur poste publike por edhe anëtarë të thjeshtë.

“Transferime të ndryshme nga BDI në LD kemi pasur kohës së fundit që nga Likova e deri në Strugë, pasiqë figura e Izet Mexhitit shihet si më stabilja në skenën politike vendore derisa në anën tjetër tek BDI ka figura të shumta të cilat janë nën hetime por dhe në listën e zezë amerikane, gjë që krijon frikë dhe jostabilitet tek anëtarësia. Lëvizja Demokratike në krye me Izet Mexhitin kohës së fundi po rritet shumë me anëtarë të rinj si nga BDI ashtu edhe nga ata që nuk janë marë aspak me politikë, përfshirë këtu edhe figura të shquara të jetës shoqërore dhe universitare”, thonë nga partia e Mexhitit.

Nga komuna e Sarajit, thonë nga LD, javëve që shkoi kishte shumë kalime dhe anëtarësime nga Bashkimi Demokratik për Integrim tek Lëvizja Demokratike, dhe jo vetëm.

“Nga Lëvizja Demokratike për Agjencinë e lajmeve Zhurnal theksojnë se “lajmet e tilla janë sulme të pavërteta që fabrikohen nga BDI dhe janë vetëm shpifje të ndryshme që mundohen të defokusojnë ikjen e anëtarësisë nga BDI por njëkohësisht edhe të frikësojnë dhe parandalojnë ato. Rikujtojmë se votuesit e heshtur, anëtarët me hamendje, të papërcaktuarit, tashmë janë rreshtuar pas Mexhtit dhe po besojnë në Lëvizjen Demokratike”. Këtë më së miri e dëshmojnë pak kohë më parë Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit ka hyrë fuqishëm në Saraj. Pas kalimeve të disa ish funksionarëve të BDI-së në LD, u themeluan gjashtë nëndegë të partisë së Izet Mexhitit”, thonë nga LD.

Sipas partisë, edhe nga Ministria e Administratës thonë se “BDI-ja shpërndan dezinformata”, në lidhje me kumtesën ku thuhet se i janë marrë kompetencat ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

“Inspektorati i Administratës Shtetëror nuk ka kompetenca për t’ua marrë kompetencat ministrave, as për udhëheqjen e hetimeve për korrupsion- këto janë në domenin e autoriteteve gjyqësore, të cilat BDI i ka bllokuar me vite për t’u mbrojtur nga përgjegjësia. Ajo që ka ndodhur realisht ka qenë një inspektim i rregullt në Drejtorinë për Mjedis Jetësor, i kryer në përputhje me Planin Vjetor të Punës për vitin 2024. Kjo mbikëqyrje ka të bëjë ekskluzivisht me respektimin e procedurave ligjore dhe nuk ka asnjë lidhje me akuzat e bëra nga BDI”, thonë nga Ministria e Administratës.

Reagimet erdhën pasi nga BDI denoncon, sipas tyre, skandalin e rëndë që po ndodh në Ministrinë e Mjedisit, ku pas një kontrolli nga Inspektorati për Administratë, është vërtetuar keqpërdorimi i detyrës zyrtare nga ana e ministrit Izet Mexhiti dhe stafit të tij në kabinet, shkruan Flaka Media

“Në bazë të vendimit të Inspektoratit Administrativ me numër 11-1653/2024, të datës 17.01.2025, Izet Mexhiti është zhveshur nga të gjitha kompetencat e tij, të cilat janë transferuar në Drejtorinë e Mjedisit. Ky institucion, që deri në mandatin e BDI-së udhëhiqej nga një kuadër shqiptar, tani është vënë nën kontrollin e një drejtori të emëruar nga VMRO- DPMNE-së.

Me këtë vendim, thonë nga BDI, Drejtori i ri është urdhëruar që të mos dërgojë për nënshkrim në kabinetin e Mexhitit asnjë dokument nga sektorët kryesorë të ministrisë, përfshirë Sektorin e Natyrës, Ujërave, Mbeturinave, Mjedisit dhe Ndotjes Industriale. Këta sektorë përbëjnë mbi 70% të kompetencave të Ministrisë së Mjedisit, duke e bërë këtë akt një zhvillim të paprecedentë.

“Ky veprim ka ardhur si pasojë e ankesave dhe denoncimeve të shumta nga qytetarë dhe kompani, të cilët janë kushtëzuar nga kabineti i Mexhitit për të dhënë ryshfet në këmbim të shërbimeve administrative. Kjo është dëshmia më e qartë e kapjes së institucioneve nga korrupsioni dhe paaftësia e qeverisë aktuale për të garantuar një administratë të pastër dhe funksionale. BDI dënon ashpër këtë situatë dhe i bën thirrje organeve të drejtësisë që të nisin menjëherë hetimet për përgjegjësit, si dhe të sigurojnë që qytetarët dhe bizneset të mos jenë më viktima të shantazhit dhe korrupsionit shtetëror”, thonë nga BDI nga ku shprehen që kjo parti do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve dhe të denoncojë çdo përpjekje për keqpërdorim të pushtetit nga zyrtarët e paaftë dhe të korruptuar. Flaka Media

The post “Korrupsion në ministrinë e Izet Mexhitit”, reagon partia e tij! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .