Kos mbledh liderët e rajonit: Duhet të jemi më të zëshëm për rëndësinë e Ballkanit Perëndimor në BE

Komisionerja e BE për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos ka zhvilluar një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor në Mynih, ku po zhvillohet konferenca e sigurisë. Përmes një postimi në rrjetin social “X’, ku ka ndarë edhe foto nga takimi, Kos shprehet se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për Bashkimin Evropian. Në takim

shkurt 16, 2025 - 02:00
 0  9
Kos mbledh liderët e rajonit: Duhet të jemi më të zëshëm për rëndësinë e Ballkanit Perëndimor në BE
kos-mbledh-lideret-e-rajonit:-duhet-te-jemi-me-te-zeshem-per-rendesine-e-ballkanit-perendimor-ne-be

kos-mbledh-lideret-e-rajonit:-duhet-te-jemi-me-te-zeshem-per-rendesine-e-ballkanit-perendimor-ne-be

Komisionerja e BE për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos ka zhvilluar një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor në Mynih, ku po zhvillohet konferenca e sigurisë.

Përmes një postimi në rrjetin social “X’, ku ka ndarë edhe foto nga takimi, Kos shprehet se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për Bashkimin Evropian.

Në takim ka qenë i pranishëm edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, si edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Bisedë e mirë me ambasadorin Ischinger dhe liderët e Ballkanit Perëndimor se çfarë mund të kontribuojnë për të ardhmen tonë të përbashkët evropiane. Të gjithë duhet të jemi më të zëshëm se pse Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për BE-në”, shkruan Kallas në X.