Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë Marrëveshje bilaterale për Mbrojtje dhe Siguri
Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar sot Marrëveshje Bilaterale në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë, në kuadër të vizitës zyrtare të Gjeneral Bashkim Jasharit në Berlin. Marrëveshja u nënshkrua mes komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Shefit të Mbrojtjes të Gjermanisë, Gjeneral Carsten Breuer. Gjatë takimit bilateral, të dy gjeneralët diskutuan mbi sfidat globale dhe


Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar sot Marrëveshje Bilaterale në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë, në kuadër të vizitës zyrtare të Gjeneral Bashkim Jasharit në Berlin.
Marrëveshja u nënshkrua mes komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Shefit të Mbrojtjes të Gjermanisë, Gjeneral Carsten Breuer.
Gjatë takimit bilateral, të dy gjeneralët diskutuan mbi sfidat globale dhe rajonale të sigurisë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve.
FSK-ja tha se marrëveshja e nënshkruar siguron përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën në ofrimin e mbështetjes politike, ushtarake dhe ligjore për FSK-në në mbështetje të pjesëmarrjes në organizata ndërkombëtare.
Njëherësh fushat kryesore të bashkëpunimit përfshijnë stërvitjet, trajnimet, mbështetjen teknike dhe logjistike, si dhe zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes, thuhet ndër të tjerash në njoftim