Italia dhe SHBA-të më së shumti trupa në kuadër të KFOR-it
Gati 26 vite më pas në Kosovë kanë mbetur rreth 4700 trupa të KFOR-it, të cilët vijnë nga 29 vende të ndryshme të botës. Sipas përgjigjeve të zyrës për informim të KFOR-it për portalin FrontOnline, më së shumti trupa paqeruajtëse në kuadër të KFOR-it ka Italia (1258), SHBA-të (602), Hungaria (365), Turqia (325), Gjermania (269)


Gati 26 vite më pas në Kosovë kanë mbetur rreth 4700 trupa të KFOR-it, të cilët vijnë nga 29 vende të ndryshme të botës.
Sipas përgjigjeve të zyrës për informim të KFOR-it për portalin FrontOnline, më së shumti trupa paqeruajtëse në kuadër të KFOR-it ka Italia (1258), SHBA-të (602), Hungaria (365), Turqia (325), Gjermania (269), etj. Ndërsa Shqipëria i ka 90, etj.
Në një përgjigje për “Front Online” nga KFOR-i kanë theksuar se arritjet në 26 vitet e fundit, duke përmendur zvogëlimin e numrit të trupave nga rreth 50,000 në 1999 në mbi 4,600 sot.
KFOR ka nënvizuar se stabiliteti në rajon varet nga angazhimi i të gjitha palëve për të zgjedhur diplomacinë në vend të dhunës.
“KFOR-i ka arritur rezultate të prekshme në 26 vitet e fundit, pasi ka qenë në gjendje të zvogëlojë pozicionin e forcave dhe trupat e tij nga rreth 50,000 në 1999 në mbi 4,600 sot. Stabiliteti në rajon në fund të fundit varet nga të gjitha palët që zgjedhin diplomacinë në vend të dhunës”, thuhet në përgjigje.
Zgjidhja afatgjatë për paqen, sipas KFOR, është politike dhe duhet të përfshijë Dialogun e lehtësuar nga BE-ja si kornizë të vetme për trajtimin e çështjeve politike.
“NATO-ja po jep kontribute të rëndësishme ushtarake, zgjidhja për paqen afatgjatë është politike. NATO vazhdon të mbështesë fuqishëm Dialogun e lehtësuar nga BE-ja si korniza e vetme për zgjidhjen e çështjeve politike në pritje me respektimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve”, thuhet në përgjigje për FrontOnline.