Dy granata u hodhën në Zveçan, policia jep detaje

Një shpërthim ka ndodhur mesnatën e së hënës tek objekti i Postës në Zveçan. Si rezultat janë shkaktuar dëme materiale. Nga ky incident nuk ka persona të lënduar, veçse banorët e zonës janë evakuuar. Lidhur me rastin, policia ka dhënë detaje. Zëvedësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se atje u hodhën dy granata

Prill 1, 2025 - 10:00
 0  4
Dy granata u hodhën në Zveçan, policia jep detaje

Një shpërthim ka ndodhur mesnatën e së hënës tek objekti i Postës në Zveçan.

Si rezultat janë shkaktuar dëme materiale.

Nga ky incident nuk ka persona të lënduar, veçse banorët e zonës janë evakuuar.

Lidhur me rastin, policia ka dhënë detaje.

Zëvedësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se atje u hodhën dy granata të dorës.

“Një ka shpërthyer dhe një e kemi shpërthyer ne në mënyrë të kontrolluar. Nuk ka lëndime ka dëme materiale. Policia po punon për ndriçimin e rastit”, deklaroi Elshani.