Premtimi i Bedri Hamzës: 100 euro në muaj për familjet që detyrohen t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhet private
Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, sot ka vizituar edhe rrjetin e çerdheve “Bardha” në Prishtinë. Hamza ka premtuar subvencione nga 100 euro në muaj për çdo familje që nuk mund t’i regjistrojë fëmijët në çerdhet publike. Ai ka thënë se kështu do të lehtësohet ndjeshëm barra financiare e familjeve që detyrohen t’i regjistrojnë
Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, sot ka vizituar edhe rrjetin e çerdheve “Bardha” në Prishtinë.
Hamza ka premtuar subvencione nga 100 euro në muaj për çdo familje që nuk mund t’i regjistrojë fëmijët në çerdhet publike. Ai ka thënë se kështu do të lehtësohet ndjeshëm barra financiare e familjeve që detyrohen t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhet private dhe do të mundësohet përfshirja më e madhe e grave në tregun e punës.
Në edukimin e fëmijëve, hapat e parë janë më të rëndësishmit. Me nga 100 euro do të subvencionohet çdo familje që nuk mund t’i regjistrojë fëmijët në çerdhet publike. Kështu do të lehtësohet ndjeshëm barra financiare e familjeve që detyrohen t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhet private dhe do të mundësohet përfshirja më e madhe e grave në tregun e punës. Njëkohësisht do të ndërtojmë edhe çerdhe të reja për të garantuar qasje të barabartë në edukim parashkollor për të gjithë fëmijët.
Unë angazhohem që t’ua ofrojmë fëmijëve një mjedis të sigurt dhe mbështetës për t’i zhvilluar aftësitë e tyre.
#MaMirë për fëmijët dhe familjet.