Kosova në zgjedhje lokale, 26,654 qytetarë votojnë për herë të parë

Sot, qytetarët e Kosovës u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët dhe anëtarët e 38 komunave të vendit. Këtë herë, 2,025,105 votues brenda territorit të Kosovës pritet të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, ndërsa 43,993 qytetarë janë regjistruar për të votuar me postë nga jashtë vendit. Të gjitha qendrat e votimit

tetor 12, 2025 - 09:00
 0
Kosova në zgjedhje lokale, 26,654 qytetarë votojnë për herë të parë
Kosova në zgjedhje lokale, 26,654 qytetarë votojnë për herë të parë

Kosova në zgjedhje lokale, 26,654 qytetarë votojnë për herë të parë

Sot, qytetarët e Kosovës u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët dhe anëtarët e 38 komunave të vendit. Këtë herë, 2,025,105 votues brenda territorit të Kosovës pritet të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, ndërsa 43,993 qytetarë janë regjistruar për të votuar me postë nga jashtë vendit.

Të gjitha qendrat e votimit do të hapen në orën 07:00 dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e materialeve zgjedhore në Qendrat Komunale të Numërimit, ndërsa për mbarëvajtjen e procesit do të angazhohen Policia e Kosovës, Prokuroria e Shtetit, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Komisioni i Pavarur i Mediave.

Sipas KQZ-së, sot do të hapen 38 qendra votimi për votim me kusht, me gjithsej 54 vendvotime. Votimi me kusht lejohet vetëm brenda komunës ku është i regjistruar votuesi. Numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote është 2,069,098.

Në këto zgjedhje marrin pjesë gjithsej 93 subjekte politike – 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 5,624, prej tyre 205 për kryetarë komunash dhe 5,419 për kuvendet komunale. Ndërkaq, votues të rinj janë 33,540, ndërsa 26,654 janë 18-vjeçarë që votojnë për herë të parë.