Kredia hungareze, Filipçe dyshon se qeveria do ta përdorë për qëllime të tjera
Kryetari I LSDM-së Venko Filipçe ka deklaruar se ka informacione se qeveria paratë nga të ashtuquajturat kredia hungareze prej 250 milionë eurove për kreditimin e bizneseve përmes bankave tregtare nuk The post Kredia hungareze, Filipçe dyshon se qeveria do ta përdorë për qëllime të tjera appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kryetari I LSDM-së Venko Filipçe ka deklaruar se ka informacione se qeveria paratë nga të ashtuquajturat kredia hungareze prej 250 milionë eurove për kreditimin e bizneseve përmes bankave tregtare nuk ka mënyrë se si ti plasojë dhe se ekziston rreziku që ti shpenzojë për qëllime të tjera. Ai thotë se bankat kanë marrë shumë pak kërkesa për kredi.
“Qeveria duhet ti përgjigjet kësaj dhe ne po marrim informacion si nga bankat ashtu edhe nga kompanitë. Bankat thonë se nuk po pranojnë më aplikime për kredi sepse po marrin informacione se qeveria nuk do të jetë në gjendje t’u japë më pas paratë. Kjo është arsyeja pse ata marrin një numër shumë të vogël aplikimesh”.
Ndërkaq kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur lidhur me akuzat e Filipçes tha se nuk janë të vërteta dhe se sipas informacioneve që ai i ka interesi nga kompanitë që aplikojnë është shumë i lartë. Ai theksoi se duke parë këtë tempo të kërkesave nuk përjashtohet mundësia edhe për një hua-marrje tjetër të vendit tonë.
“Mund të thuhet gjithçka por duhet pasur dëshmi, unë sipas informacioneve që I kam dhe gjithashtu në baza ditore më informon ministrja e financave vetëm në njërën nga bankat ka kërkesa të cilat janë në velrë prej 180 milion eurove kur ti mbledhim kërkesat e të gjitha bankave vlera arrin më shumë se 350 milionë euro, që tregon se edhe këto 250 mijë do të jenë të pamjaftueshme ndoshta do të na duhet përsëri ti shfrytëzojmë partnerët tanë jashtë vednit që të kërkojmë kredit të ri sespe në këtë mënyrë zhvillohet ekonomija”.
Qeveria në janar të këtij viti miratoi vendimin që 250 milionë euro nga kredia hungareze 500 milionëshe, tu vendosën në dispozicion kompanive vendore, të cilat mund ti shfrytëzojnë me normë interesi prej 1,95%.
The post Kredia hungareze, Filipçe dyshon se qeveria do ta përdorë për qëllime të tjera appeared first on Flaka, në çdo lajm... .