Trump i kërkon Rusisë të ndalojë sulmet/ Sekretari i Shtetit paralajmëron tërheqje të SHBA

Presidenti Donald Trump i ka kërkuar Rusisë të ndalojë sulmet në Ukrainë duke shtuar edhe presionin për arritjen e një marrëveshjeje me Ukrainën. Duke folur me gazetarët në Nju Xhersi, Trump tha se ishte i zhgënjyer që Rusia ka vijuar të sulmojë Ukrainën dhe konfirmoi se takimi i tij kokë më kokë me Presidentin ukrainas […] The post Trump i kërkon Rusisë të ndalojë sulmet/ Sekretari i Shtetit paralajmëron tërheqje të SHBA appeared first on InfoShqip.com.

Prill 28, 2025 - 17:00
 0  4
Trump i kërkon Rusisë të ndalojë sulmet/ Sekretari i Shtetit paralajmëron tërheqje të SHBA

Presidenti Donald Trump i ka kërkuar Rusisë të ndalojë sulmet në Ukrainë duke shtuar edhe presionin për arritjen e një marrëveshjeje me Ukrainën.

Duke folur me gazetarët në Nju Xhersi, Trump tha se ishte i zhgënjyer që Rusia ka vijuar të sulmojë Ukrainën dhe konfirmoi se takimi i tij kokë më kokë me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në Vatikan të shtunën kishte shkuar mirë.

“Unë e shoh atë si më të qetë. Mendoj se ai dëshiron të bëjë një marrëveshje. Dua që Putin të ndalojë luftimet, të ulet dhe të nënshkruajë një marrëveshje. SHBA-ja tanimë është më e respektuar si vend. Nuk ka më lojëra. Ju keni dikë që e di se çfarë po bën, jo si personi i mëparshëm që nuk e kishte idenë. Pra, ju e dini, unë thjesht, dua t’i jap fund kësaj”.

I pyetur nëse mendonte se Presidenti ukrainas ishte gati të dorëzonte kontrollin e gadishullit të tij jugor, i cili u aneksua ilegalisht nga Rusia në vitin 2014, si pjesë e një marrëveshjeje paqeje pavarësisht refuzimeve të mëparshme, Trump u përgjigj: “Unë mendoj se po”.

Zelenskiy shkroi në aplikacionin e mesazheve Telegram se Rusia kishte kryer tashmë gati 70 sulme të dielën dhe situata në front dhe aktiviteti real i ushtrisë ruse dëshmojnë se aktualisht nuk ka presion të mjaftueshëm ndaj Rusisë.

Por nga ana tjetër, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, për programin NBC “Meet the Press”, ka deklaruar se administrata Trump mund të braktisë përpjekjet e saj për të ndërmjetësuar një marrëveshje nëse Rusia dhe Ukraina nuk bëjnë përparim.

“Kjo javë do të jetë një javë vërtet e rëndësishme në të cilën ne duhet të vendosim nëse kjo është një përpjekje në të cilën duam të vazhdojmë të përfshihemi, apo nëse është koha për t’u fokusuar në disa çështje të tjera që janë po aq më të rëndësishme në disa raste”.

Zyrtarët ukrainas dhe evropianë u tërhoqën javën e kaluar ndaj disa propozimeve të SHBA-së se si t’i jepet fund luftës, duke bërë kundërpropozime për çështjet nga territori deri te sanksionet.

Propozimet amerikane kërkuan njohjen e kontrollit të Rusisë mbi Krimenë, e cila u pushtua dhe u aneksua nga Moska në vitin 2014, si dhe njohjen de fakto të zotërimit të Rusisë në pjesë të tjera të Ukrainës.

Por propozimi evropian dhe ukrainas shtyn diskutimin e detajuar për territorin deri në përfundimin e një armëpushimi.

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius ka kërkuar që Ukraina nuk duhet të pajtohet me propozimin amerikan, duke thënë se ajo shkoi shumë larg në dhënien e zonave të territorit në këmbim të një armëpushimi.

Mes të tjerash për herë të parë, Koreja e Veriut ka konfirmuar se ka dërguar trupa në Rusi për të mbështetur luftën e Moskës kundër Ukrainës dhe se forcat e saj kanë kontribuuar në marrjen e territorit rus të mbajtur nga ushtria ukrainase në rajonin e Kurskut.

Në një deklaratë të dhënë për Agjencinë Qendrore të Lajmeve të Koresë së Veriut, udhëheqësi i vendit, Kim Jong Un, tha se kishte dërguar trupa në luftime së bashku me forcat ruse si pjesë e një traktati të mbrojtjes reciproke midis Moskës dhe Phenianit.

The post Trump i kërkon Rusisë të ndalojë sulmet/ Sekretari i Shtetit paralajmëron tërheqje të SHBA appeared first on InfoShqip.com.