Shpallet në kërkim Miftar Dobraj, i dyshuar për tentim vra*sjen e ‘Manillës’ në Pejë
Policia Rajonale në Pejë, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e Miftar Dobrajt, i arratisur pas tentim vrasjes së 22 prillit në Pejë. Dobraj po kërkohet për dy vepra penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi ose posedim të paautorizuar


Policia Rajonale në Pejë, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e Miftar Dobrajt, i arratisur pas tentim vrasjes së 22 prillit në Pejë.
Dobraj po kërkohet për dy vepra penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Siç ka raportuar Klankosova.tv., Miftar Dobraj dyshohet se e plagosi me armë zjarrin Dardan Manajn, i njohur në Pejë si “Manilla”, me të cilin kanë pasur problem kohë më parë.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që, në rast se kanë informacion lidhur me vendndodhjen e të dyshuarit Dobraj, të lajmërojnë menjëherë Policinë e Kosovës përmes numrave të kontaktit:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected].