“Tre zemrat e publikut”, Gerta publikon fotografi me Ledionin e Gjestin
Të shtunën ka qenë takimi i fundit i ish-banorëve për shkak të Post Big Brother VIP Albania. Ata kanë sqaruar edhe një herë për publikun të gjitha dinamikat e ngjarjet që kanë ndodhur për katër muaj në shtëpinë e famshme. Gerta Gixhari me këtë rast ka publikuar një fotografi krah moderatorit Ledion Liço dhe fituesit […]


Të shtunën ka qenë takimi i fundit i ish-banorëve për shkak të Post Big Brother VIP Albania.
Ata kanë sqaruar edhe një herë për publikun të gjitha dinamikat e ngjarjet që kanë ndodhur për katër muaj në shtëpinë e famshme.
Gerta Gixhari me këtë rast ka publikuar një fotografi krah moderatorit Ledion Liço dhe fituesit të BBVA 4, Gjestit.
“Tre zemrat e publikut”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë këtij imazhi.
Gerta duhet theksuar se ka qenë një nga banoret më të forta të këtij edicioni, e cila shkoi deri në gjysmëfinale.
Në finalen e madhe veç Gjestit ishte edhe Rozana Radi, Egli Tako e aktori Laert Vasili.
Gjesti fitoi plot 100 mijë euro, ndërkaq qëndroi në izolim 180 ditë nga Big Brother Kosova në Shqipëri.