Kreu i PL-së u arrestua me urdhër të SPAK, Erisa Xhixho: Akt që turpëron Shqipërinë!

Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka bërë një reagim në lidhje me arrestimin e Ilir Metës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhixho e konsideron arrestimin e kreu të PL-së, një akt banditesk dhe hakmarrje politike. Postimi i Erisa Xhixhos: ARRESTIMI BANDITESK I ILIR METËS, AKT QË TURPËRON SHQIPËRINË I turpshëm dhe […]

tetor 21, 2024 - 21:00
 0  5
Kreu i PL-së u arrestua me urdhër të SPAK, Erisa Xhixho: Akt që turpëron Shqipërinë!

Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka bërë një reagim në lidhje me arrestimin e Ilir Metës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhixho e konsideron arrestimin e kreu të PL-së, një akt banditesk dhe hakmarrje politike.

Postimi i Erisa Xhixhos:

ARRESTIMI BANDITESK I ILIR METËS, AKT QË TURPËRON SHQIPËRINË

I turpshëm dhe banditesk akti terrorist i ideuar nga kryeministri Edi Rama dhe i ekzekutuar nga segmente okulte të Policisë së Shtetit ndaj ish-presidentit të Republikës dhe kreut të Partisë së Lirisë.

Një shfaqje e tillë në mes të rrugës dhe pengmarrje politike e ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të Kuvendit  tregon qartë se shteti policor është fytyra e këtij regjimi dhe krimit të organizuar që qëndron pas tij.

Sot u dha provua e radhës se drejtësia është në duart e Edi Ramës, i cili e përdor si vegël për hakmarrje ndaj rivalëve politikë.

Partia e Lirisë nuk dekurajohet nga një atentat i tillë ndaj demokracisë, por do të rrisë forcën dhe vendosmërinë për përballjen me këtë regjim kriminal.