Kryeministri Rama mbërrin në samitin BE-Ballkani Perëndimor, pritet nga Von der Leyen dhe Antonio Costa
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në samitin e BE me Ballkanin Perëndimor. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i qeverisë, i cili përmes një postim në “Facebook”, ka shpërndarë dhe pamjet nga pritja në Bruksel. Nga pamjet, Rama është pritur nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Europian, […]

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në samitin e BE me Ballkanin Perëndimor.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i qeverisë, i cili përmes një postim në “Facebook”, ka shpërndarë dhe pamjet nga pritja në Bruksel.
Nga pamjet, Rama është pritur nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa.
Postimi i Edi Ramës:
“Bruksel – Mbërritja në “Samitin e BE me Ballkanin Perëndimor”, pritur nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Europian, António Costa.”