Kryeministri Kurti priti në takimin Shefin e Misionit të EULEX-it, Barbano

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Shefin e Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano. Në takim, u shpreh vlerësimi për punën e EULEX-it në Kosovë, me theks roli në monitorimin e institucioneve të drejtësisë dhe kontributi në avancimin e sundimit të ligjit. Në këtë kontekst, pati dakordim se sfidat në sistemin

Prill 1, 2026 - 19:30
Kryeministri Kurti priti në takimin Shefin e Misionit të EULEX-it, Barbano
kryeministri-kurti-priti-ne-takimin-shefin-e-misionit-te-eulex-it,-barbano

kryeministri-kurti-priti-ne-takimin-shefin-e-misionit-te-eulex-it,-barbano

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Shefin e Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

Në takim, u shpreh vlerësimi për punën e EULEX-it në Kosovë, me theks roli në monitorimin e institucioneve të drejtësisë dhe kontributi në avancimin e sundimit të ligjit.

Në këtë kontekst, pati dakordim se sfidat në sistemin gjyqësor vazhdojnë të jenë të pranishme, veçanërisht në aspektin e vonesave në trajtimin e rasteve, menaxhimit joefikas të tyre dhe mungesës së konsistencës në vendimmarrje. U theksua nevoja për reforma të thella që rrisin disiplinën, llogaridhënien dhe efikasitetin e gjyqësorit.

Palët u pajtuan që digjitalizimi është element kyç në dobi të transparencës dhe llogaridhënies së sistemit gjyqësor dhe prokurorial. Po ashtu, u theksua se është e domosdoshme që sistemi elektronik për menaxhimin e lëndëve të zbatohet nga çdo gjykatës dhe prokuror.

EULEX-i mbetet një partner i rëndësishëm për Kosovën në fushën e sundimit të ligjit.  Kryeministri riafirmoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj ligjshmërisë e legalitetit dhe si rrjedhojë, vazhdimin e reformave që sigurojnë drejtësi efikase, transparente dhe llogaridhënëse.