Prokurorët sot do të marrin në pyetje babain e Vanjës së vrarë
Në gjykatë sot do të dëshmojë Aleksandar Gjorçevski, babai i të vrarës Vanja Gjorçevska, e cila po gjykohet për ndihmë në kidnapimin e vajzës së tij të vrarë. Ai do të merret në pyetje nga prokurorët Ana Stojkovic dhe Zhaklina Josifovska, të cilat do të përpiqen të vërtetojnë akuzën, sipas së cilës ka qenë ai […]


Në gjykatë sot do të dëshmojë Aleksandar Gjorçevski, babai i të vrarës Vanja Gjorçevska, e cila po gjykohet për ndihmë në kidnapimin e vajzës së tij të vrarë. Ai do të merret në pyetje nga prokurorët Ana Stojkovic dhe Zhaklina Josifovska, të cilat do të përpiqen të vërtetojnë akuzën, sipas së cilës ka qenë ai që u ka dhënë informacione kur vajza e tij ka shkuar e vetme në shkollë, transmeton Portalb.mk.
Në seancën e kaluar ai u deklarua i pafajshëm në rastin e rrëmbimit dhe vrasjes së vajzës së tij dhe Pançes nga Velesi. Ai gjithashtu tha se nuk i njeh të dyshuarit e tjerë.
Në fjalimin e tij të parë emocional në gjykatë, ai tregoi për ditën kur Vanja u rrëmbye, si filluan ta kërkonin atë me ish-gruan e tij dhe deri në ditën e vdekjes dhe arrestimit të saj. Ai tha se kishte nisur hetimin e tij privat dhe se policët e kishin rrahur dhe e kishin detyruar të pranonte përfshirjen e tij në krim.
Gjykimi për këtë rasti filloi më 20 shtator 2024. Të dyshuar për këtë rast janë edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov, Ljupço Palevski-Palço dhe Aleksandar Gjorçevski, E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor. I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit është Ljupço Palevski-Palço, i cili më 15 maj u ekstradua nga Turqia në vend, ku u gjet dhe u arrestua pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit.