Kryeministri Rama ndan foton krah Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Rutte: Mbështetës i paepur i Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Lajmin e bëri të ditur vetë Rama përmes një postimi në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë ka postuar një foto krah Rutten, ku shkruan se ai është një mik I veçantë dhe mbështetës i paepur i Shqipërisë. Rama shton se […]

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Lajmin e bëri të ditur vetë Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.
Kreu i qeverisë ka postuar një foto krah Rutten, ku shkruan se ai është një mik I veçantë dhe mbështetës i paepur i Shqipërisë.
Rama shton se ky është takimi i parë me Rutten si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s pas 14 vjetësh në krye të qeverisë hollandeze.
“Me mikun e veçantë dhe tanimë mbështetësin e paepur të Shqipërisë, Mark Rutte, në takimin e parë me të si Sekretar i Përgjithshëm të NATO-s, pas 14 vjetësh në krye të qeverisë hollandeze”, shkruan Rama.