Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm me ndjekësit një video nga stërvitja e Forcave të Armatosura në “Defender 25”. Në postimin në rrjetet sociale, Rama shkruan se kjo është stërvitja ndër më të mëdhatë ndërkombëtare dhe më komplekset e dekadës së fundit në Europë dhe Afrikë. “MIRËMËNGJES dhe me Forcat e Armatosura që […]

qershor 7, 2025 - 10:00
 0  9
Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm me ndjekësit një video nga stërvitja e Forcave të Armatosura në “Defender 25”.

Në postimin në rrjetet sociale, Rama shkruan se kjo është stërvitja ndër më të mëdhatë ndërkombëtare dhe më komplekset e dekadës së fundit në Europë dhe Afrikë.

“MIRËMËNGJES dhe me Forcat e Armatosura që vijojnë stërvitjen “Defender 25”, stërvitja ndërkombëtare, një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit në Europë dhe Afrikë, që zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA, në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s ju uroj një fundjavë të mbarë”, shprehet Rama.