Kryeministri serb nuk përmend pyje fare, i kapet Kurtit se denoncoi kër*cënimin kufitar nga ushtria serbe

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka dhënë një deklaratë ndryshe nga ajo e lëshuar nga Ministria serbe e Mbrojtjes, ku deklaruan se ushtria serbe qëndroi përgjatë vijës kufitare me Kosovën, për shkak të hajdutëve të drunjve. Ai nuk përmendi fare pyjet, por ka deklaruar se ushtria e Serbisë është në komunikim të përditshëm me komandën

tetor 14, 2024 - 00:00
 0  9
Kryeministri serb nuk përmend pyje fare, i kapet Kurtit se denoncoi kër*cënimin kufitar nga ushtria serbe
kryeministri-serb-nuk-permend-pyje-fare,-i-kapet-kurtit-se-denoncoi-ker*cenimin-kufitar-nga-ushtria-serbe

kryeministri-serb-nuk-permend-pyje-fare,-i-kapet-kurtit-se-denoncoi-ker*cenimin-kufitar-nga-ushtria-serbe

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka dhënë një deklaratë ndryshe nga ajo e lëshuar nga Ministria serbe e Mbrojtjes, ku deklaruan se ushtria serbe qëndroi përgjatë vijës kufitare me Kosovën, për shkak të hajdutëve të drunjve.

Ai nuk përmendi fare pyjet, por ka deklaruar se ushtria e Serbisë është në komunikim të përditshëm me komandën e KFOR-it dhe kanë të gjitha linjat e organizuara të komunikimit dhe patrullimet e përbashkëta, transmeton klankosova.tv.

”Dhe Albin Kurti po kritikon vazhdimisht për veprimtaritë e Ushtrisë Serbe, duke u përpjekur natyrisht të rrisë tensionet dhe mbi të gjitha të fshehë dhe të vërë mënjanë atë që po bën, dhe që çon ose mund të çojë në një përshkallëzim në terren, duke rrezikuar të drejtat dhe liritë e serbëve në Kosovë, veçanërisht në veri”.

Këto komente, ai i dha në ceremoninë ushtarake në Nish, me rastin e 80 vjetorit të themelimit të një brigade serbe.