Aksident me fatalitet në Jashanicë të Klinës, vetura godet këmbësorin

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Jashanicë të Klinës. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05. Lajmin e ka konfirmuar për Front Online zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha ai. Gashi tha se hetuesit

tetor 10, 2024 - 09:00
 0  3
Aksident me fatalitet në Jashanicë të Klinës, vetura godet këmbësorin

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Jashanicë të Klinës.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05.

Lajmin e ka konfirmuar për Front Online zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Gashi tha se hetuesit e trafikut dhe njësitet tjera relevante po e bëjnë vendshiqimin dhe janë duke i kryer hetimet për të parë se si ka ardhur deri tek ky aksident”, theksoi Gashi

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.