Kryeparlamentari Gashi vazhdon takimet zyrtare në Romë

Në kuadër të vizitës në Romë, kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi ka zhvilluar takim me z. Alessandro Giglio Vigna, Kryetar i Komisionit për Politikat e BE-së në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit të Republikës së Italisë. “Vlerësuam rolin proaktiv të Italisë në përkrahjen e zgjerimit të BE-së dhe theksuam rëndësinë që procesi i […]

maj 9, 2025 - 15:00
 0  5
Kryeparlamentari Gashi vazhdon takimet zyrtare në Romë

Në kuadër të vizitës në Romë, kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi ka zhvilluar takim me z. Alessandro Giglio Vigna, Kryetar i Komisionit për Politikat e BE-së në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit të Republikës së Italisë.

“Vlerësuam rolin proaktiv të Italisë në përkrahjen e zgjerimit të BE-së dhe theksuam rëndësinë që procesi i integrimit të ecë përpara pa vonesa të mëtejshme. Gjithashtu diskutuam rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar dhe potencialin për thellimin e partneritetit tonë në fusha të ndryshme si ekonomia, kultura, arsimi dhe siguria. Falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të Parlamentit Italian dhe theksova përkushtimin tonë për të forcuar më tej lidhjet mes dy vendeve tona”, ka njoftuar Gashi.