Kryetarët aktualë të komunave “shpëtuan”, mundësia e shkarkimit do të vlejë për kryetarët e ardhshëm
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zlatko Perinski pret që deri në verë të përfundojë e gjithë procedura për ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, transmeton Portalb.mk. Zgjidhja e re ligjore parashikon mundësinë e referendumit për shkarkimin e kryetarit të komunës, futjen e mbikëqyrjes komunale si dhe pjesëmarrje më e madhe e sektorit civil. Perinski ka theksuar […]


Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zlatko Perinski pret që deri në verë të përfundojë e gjithë procedura për ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, transmeton Portalb.mk.
Zgjidhja e re ligjore parashikon mundësinë e referendumit për shkarkimin e kryetarit të komunës, futjen e mbikëqyrjes komunale si dhe pjesëmarrje më e madhe e sektorit civil.
Perinski ka theksuar se pret që procesi i përgatitjes së amendamenteve të propozuara të përfundojë rreth datës 30 mars dhe menjëherë pas kësaj të miratohen në seancë të qeverisë dhe të hyjnë në procedurë parlamentare.
Ai theksoi se ndryshimet nuk mund të zbatohen në mënyrë retroaktive, që do të thotë se asnjë nga kryetarët aktualë nuk mund të shkarkohen dhe shtoi se ligjet nuk mund të ndryshohen në përputhje me vendimet personale.
“Ligji i ri që do të kalojmë do të përfshijë kryetarët e rinj që do të marrin mandatin pas nëntorit”, tha Perinski.
Ministri tha se kjo është një zgjidhje sistematike për të cilën ishte e nevojshme që të bëhej një debat i gjerë publik për të dëgjuar mendimet e të gjithë aktorëve dhe këtë e kanë bërë.
Aleksandar Spasenoski, profesor në Fakultetin Juridik në Shkup, i cili është ekspert në këtë fushë, theksoi se në muajt e fundit janë realizuar disa faza për të miratuar zgjidhjen më të mirë dhe më të përshtatshme ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për vetëqeverisje lokale.
“Ligji për Vetëqeverisjen Lokale është një ligj i rëndësishëm sistematik që i ka rezistuar kohës, por si rezultat i zbatimit afatgjatë të tij ka nevojë për ndryshime dhe plotësime të caktuara”, tha Spasenoski.
Ndryshimet dhe plotësimet kryesore synojnë korrigjimin e disa dispozitave që janë pjesë e zgjidhjes aktuale ligjore, të cilat kanë rezultuar se kanë nxjerrë në pah disa anomali dhe dobësi me kalimin e kohës.
Kujtojmë që në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut më 24 shtator me 83 vota “për” dhe 17 “kundër”, deputetët votuan për ndryshimet ligjore te Ligji për Vetëqeverisje Lokale, duke mënjanuan zgjedhjet e parakohshme lokale për kryetarë komunash në Aerodrom, Gostivar dhe Saraj. Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut më 11 shtator kishin votuar nevojën për procedimin e ndryshimeve me procedurë të shkurtuar te Ligji për Vetëqeverisje Lokale.