Kryevepër nga Tare, Milan transferon yllin e rivalëve me parametra zero

Një super përforcim nga Igli Tare. Igli Tare nuk ka kohë për të humbur dhe ka filluar nga puna për të konkretizuar lëvizjet e para që do bëjë në merkaton e verës. Sipas Calciomercato, Tare synon transferimin e Weston McKennie nga Juventusi me parametra zero. Mesfushorit amerikan i skadon kontrata me Juven në verë dhe […]

shkurt 13, 2026 - 17:00
 0
Kryevepër nga Tare, Milan transferon yllin e rivalëve me parametra zero

Një super përforcim nga Igli Tare.

Igli Tare nuk ka kohë për të humbur dhe ka filluar nga puna për të konkretizuar lëvizjet e para që do bëjë në merkaton e verës.

Sipas Calciomercato, Tare synon transferimin e Weston McKennie nga Juventusi me parametra zero.

Mesfushorit amerikan i skadon kontrata me Juven në verë dhe Allegri e dëshiron 27-vjeçarin te Milani.

McKennie po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 7 gola dhe 4 asistime në 33 ndeshje të luajtura.