Ku u “zhduk” Arioni, ish i dashuri i Dianës në “BBVK”?

Në “BBVK3”, Arioni e Diana ishin dyshja më simpatike. Por, pas përfundimit të këtij formati lidhja nuk iu shkoi gjatë, shkruan Indeksonline. Përkundër modeles e cila po poston thuajse çdo ditë në rrjetet sociale, ndryshe po vepron këngëtari Arioni. Duke hulumtuar në profilin e tij shohim që postimi I fundit daton në shtator të vitit […]

Prill 15, 2026 - 20:00
Ku u “zhduk” Arioni, ish i dashuri i Dianës në “BBVK”?

Në “BBVK3”, Arioni e Diana ishin dyshja më simpatike.

Por, pas përfundimit të këtij formati lidhja nuk iu shkoi gjatë, shkruan Indeksonline.

Përkundër modeles e cila po poston thuajse çdo ditë në rrjetet sociale, ndryshe po vepron këngëtari Arioni.

Duke hulumtuar në profilin e tij shohim që postimi I fundit daton në shtator të vitit 2025.

Ai duket se po “pauzon” nga rrjetet duke u fokusuar më shumë në jetën private.

Se kur do të kemi ndonjë risi në tregun muzikor nga ai mbetet të shohim ditëve në vazhdim.