Kurti: Buxheti i 2025-tës është 3.6 miliardë euro, 9% më i lartë se i vitit të kaluar
Nesër nga ora 10:00 do të mbahet seanca e re në Kuvendin e Kosovës ku pika e vetme e diskutimit do të jetë ajo e buxhetit të vitit 2025. Për këtë seancë kryeministri Albin Kurti ka folur nga Frankfurti i Gjermanisë në një tubim që zhvilloi sot atje me mërgimtarët. Ai ka thënë se buxheti
Nesër nga ora 10:00 do të mbahet seanca e re në Kuvendin e Kosovës ku pika e vetme e diskutimit do të jetë ajo e buxhetit të vitit 2025.
Për këtë seancë kryeministri Albin Kurti ka folur nga Frankfurti i Gjermanisë në një tubim që zhvilloi sot atje me mërgimtarët.
Ai ka thënë se buxheti i 2025-tës do të jetë 3.6 miliardë apo 9% më i madh se i vitit të kaluar.
Ne do të kthehemi me zv.kryeministren Donika sot në Kosovë për shkak se e kemi seancën plenare për projektbuxhetin 2025 në Republikën tonë. Ky buxhet është 3.6 miliardë euro, është 9% më i lartë se buxheti i vitit të kaluar dhe krahasauar ta zëmë me vitin parapandemik 2019 të hyrat buxhetore që janë 3.3 milardë janë 74% më të larta”, ka thënë Kurti.
Ai tha se Qeveria që ai udhëheq nuk vjedh dhe nuk e keqpërdor buxhetin e shtetit.
“Në Kosovë qytetarët po paguajnë tatime, në Kosovë qytetarët e respektojnë ligjin, dhe unë besoj që kjo ka ndodhur për dy arsye kryesore: e para për shkak se qytetarët e Republikës tonë kur shohin se Qeveria nuk vjedh, kur shohin se nuk keqpërdoret buxheti, nuk zhvatën pasuritë e Kosovës, atëherë edhe kontribuojnë më shumë, janë më të gatshme që t’i paguajnë tatimet, të kontribuojnë për interesin e përgjithshëm dhe më pastaj të përfitojë e gjithë popullësia. Kjo është arsyeja e parë pse të hyrat buxhetore janë rritur kaq shumë në vendin tonë. E si vazhdimësi edhe biznesi privat, kur e sheh që në sektorin publik nuk ka korrupsion e keqpërdorime gjithashtu edhe ata po e heqin atë librin rezervë financiar të kontabilitetit të bizneseve të tyre. Në Kosovë për shumë vjet, shumë shitore e ndërmarrje të ndryshme kanë punuar me dy parë libra, një libër e kanë pasur për Administratën Tatimore të Kosovës e për Inspektoratin e Tregut të Punës, e një libër e kanë pas për te shtëpia që ka qenë libër i vërtetë, por tash ska më dy libra, i njejti libër si për familjen ashtu si për shtetin. Dhe faktori i dytë i rritjes së gjithëmbarshme ekonomike dhe rrjedhimisht edhe i të hyrave buxhetore është fakti që kur popullësia ka optimizëm, ka shpresë, ajo më shumë shpenzon sesa kursen, gjë që është mirë edhe për jetën e familjeve, por edhe për ekonominë e vendit”, ka deklaruar Kurti.