Peci thotë se po sulmohet nga LDK e PDK, flet edhe për rastin e Fitore Pacollit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, ka reaguar me anë të një shkrimi në rrjetin social Facebook. Peci tha ditëve të fundit ka qenë cak i sulmeve dhe shpifjeve nga LDK e PDK. Sipas tij, ato janë shoqëruar edhe me anë lajmeve te rreme, linçimeve, e ofendimeve të sinkronizuara nga disa zhurmues

Nëntor 19, 2024 - 05:00
 0  8
Peci thotë se po sulmohet nga LDK e PDK, flet edhe për rastin e Fitore Pacollit
peci-thote-se-po-sulmohet-nga-ldk-e-pdk,-flet-edhe-per-rastin-e-fitore-pacollit

peci-thote-se-po-sulmohet-nga-ldk-e-pdk,-flet-edhe-per-rastin-e-fitore-pacollit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, ka reaguar me anë të një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Peci tha ditëve të fundit ka qenë cak i sulmeve dhe shpifjeve nga LDK e PDK.

Sipas tij, ato janë shoqëruar edhe me anë lajmeve te rreme, linçimeve, e ofendimeve të sinkronizuara nga disa zhurmues që thirren në emër të qytetarëve dhe fjalës së lirë.

Ai ka shpjeguar gjerësisht procesin e aplikimit për subvencionim të bujqve me grante.

Madje i pari i MBPZHR-së e ka shpjeguar edhe situatën ku dyshohen se janë përfshirë edhe familjarë të deputetës së VV-së, Fitore Pacolli.

Sqarimin e bëri përmes një videoje të publikuar në Facebook.

“Dëshiroj të informojmë opinionin e gjërë, me përgjegjësinë më të lartë morale dhe etike, se mbi 118,000 përfitues të subvencioneve e mbi 1000 përfitues të granteve, në asnjë rast të vetëm, nuk kam ushtruar asnjë ndikim e asnjë intervenim”, tha Peci.

“Për qartësim të opinionit, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka mandat vlerësimin e granteve dhe subvencioneve. Ministri e stafi i tij, nuk kanë qasje në këtë proces”, theksoi ai.

“Që nga aplikimi në formë elektronike në web faqen e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë e deri tek përfundimi i kontrollit administrativ dhe shpalljes së përfituesve, ekziston Trupa Vlerësuese/Miratuese e cila ka për detyrë që të sigurohet nëse projektet janë të hartuara në bazë të kritereve dhe dokumenteve të përcaktuara me program dhe udhëzim administrativ”, shtoi ai.

“Rreth pretendimit se një familjar i një deputeteje është përfites i grantit dhe pretendimit se vetëm 4 ditë para përfitimit të grantit ka hapur biznes më lejoni që t’iu qartësoj reformën që kemi ndërmarrë. Me qëllim të formalizimit ne bujqësi, çdo individ që është përfitues në vlerë më të larte se 30,000 €, para nënshkrimit të kontratës me AZHB-në, duhet t’i regjistrojnë veprimtarinë e tyre si biznes dhe investimet/shpenzimet e zbatimit të projektit duhet të faturohen në emër të biznesit.Në dy programet e fundit për zhvillim rural 351 raste të tilla, ndërmarrje të reja të regjistruara. Ndërsa rreth pretendimit se projekti i perfituar nuk është realizuar, ju informojmë se afati për implementimin e projekteve të tilla zgjat 12 muaj”, u shpreh numri një i MBPZHR-së