Kurti mbrëmë e vizitoi depon ku mbahet armatimi i FSK-së: Publikon edhe pamje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar njërën prej depove ku janë të vendosura armatimet e FSK-së. Kurti ka publikuar edhe pamje ku shihet bashkë me ministrin Maqedonci e gjeneralin Bashkim Jashari. Postimi: Mbrëmë së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci vizituam njërën

Nëntor 20, 2024 - 11:00
 0  6
Kurti mbrëmë e vizitoi depon ku mbahet armatimi i FSK-së: Publikon edhe pamje
kurti-mbreme-e-vizitoi-depon-ku-mbahet-armatimi-i-fsk-se:-publikon-edhe-pamje

kurti-mbreme-e-vizitoi-depon-ku-mbahet-armatimi-i-fsk-se:-publikon-edhe-pamje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar njërën prej depove ku janë të vendosura armatimet e FSK-së. Kurti ka publikuar edhe pamje ku shihet bashkë me ministrin Maqedonci e gjeneralin Bashkim Jashari.

Postimi:

Mbrëmë së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci vizituam njërën nga depot ku janë vendosur furnizimet e fundit me armatim për ushtrinë tonë.

Ky armatim modern është në kuadër të blerjeve dhe furnizimeve të vazhdueshme që jemi duke i bërë për forcën tonë dhe është vetëm një pjesë fare e vogël e sasisë më të madhe të armatimit të këmbësorisë që ndonjëherë kemi marrë.

Ngritja e kapaciteteve tona ushtarake ka qenë dhe do të jetë gjithnjë në shërbim të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit tonë territorial dhe të ruajtjes së paqes dhe sigurisë.