Kurti në takim me O’Brien: Dorëzimi i Radoiçiqit nënkupton drejtësi e siguri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se dorëzimi i kryeterroristit serb, Milan Radoiçiq dhe i grupit të tij paramilitar do të nënkuptonte ligjshmëri, drejtësi, paqe dhe siguri. Këto deklarime Kurti i ka bërë në takim me ndihmëssekretarin për çështje evropiane dhe euroaziatike të Departamentit Amerikan të Shtetit, James O’Brien, njoftoi Zyra e Kryeministrit. Siç

tetor 21, 2024 - 21:01
 0  5
Kurti në takim me O’Brien: Dorëzimi i Radoiçiqit nënkupton drejtësi e siguri
kurti-ne-takim-me-o’brien:-dorezimi-i-radoiciqit-nenkupton-drejtesi-e-siguri

kurti-ne-takim-me-o’brien:-dorezimi-i-radoiciqit-nenkupton-drejtesi-e-siguri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se dorëzimi i kryeterroristit serb, Milan Radoiçiq dhe i grupit të tij paramilitar do të nënkuptonte ligjshmëri, drejtësi, paqe dhe siguri. Këto deklarime Kurti i ka bërë në takim me ndihmëssekretarin për çështje evropiane dhe euroaziatike të Departamentit Amerikan të Shtetit, James O’Brien, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Siç njofton tutje kjo komunikatë Kurti ka thënë se nënshkrimi i Marrëveshjes Bazë është dëshmi e nevojshme e vullnetit të mirë dhe e mirëbesimit nga ana e Serbisë “për përmbushje të shpejtë dhe respektim të plotë të saj dhe të Aneksit”.

“Në këtë takim u diskutua edhe rreth raporteve me Serbinë, procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj. Nënshkrimi i Marrëveshjes Bazike është dëshmia e nevojshme e vullnetit të mirë dhe mirëbesimit nga ana e Serbisë për përmbushjen e shpejtë dhe respektimin e plotë të saj e të Aneksit të zbatimit. Po ashtu, për ligjshmëri e drejtësi, paqe e siguri, nevojitet dorëzimi i kryeterroristit Milan Radoiçiq dhe grupit të tij paramilitar”, ka thënë Kurti, transmeton Front Online.

Në takim me zyrtarin O’Brien ka qenë edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Kryeministri Kurti gjithashtu u tha se ka folur për rolin historik dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën dhe popullin. /FrontOnline/