Liburn Aliu reagon pas lajmit për hetime ndaj tij: S’kam pasur njoftim zyrtar

Ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, thotë se  nuk ka patur njoftim zyrtar për nisjen e hetimeve të Prokurorisë Speciale ndaj tij. Ai thekson se është i gatshëm të bashkëpunoj me drejtësinë, transmeton Front Online. “Po qarkullon në disa media një lajm se kanë nisur hetime ndaj meje. Unë njoftim zyrtar nuk

tetor 21, 2024 - 21:01
 0  5
Liburn Aliu reagon pas lajmit për hetime ndaj tij: S’kam pasur njoftim zyrtar
liburn-aliu-reagon-pas-lajmit-per-hetime-ndaj-tij:-s’kam-pasur-njoftim-zyrtar

liburn-aliu-reagon-pas-lajmit-per-hetime-ndaj-tij:-s’kam-pasur-njoftim-zyrtar


Ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, thotë se  nuk ka patur njoftim zyrtar për nisjen e hetimeve të Prokurorisë Speciale ndaj tij.

Ai thekson se është i gatshëm të bashkëpunoj me drejtësinë, transmeton Front Online.

“Po qarkullon në disa media një lajm se kanë nisur hetime ndaj meje. Unë njoftim zyrtar nuk kam patur, por dëshiroj të njoftoj opinionin publik dhe vetë prokurorinë se për mua autoriteti më i lartë është ligji, se punoj dhe angazhohem çdo ditë për respektimin e ligjeve dhe zbatimin e tyre, dhe se për çdo çështje, çdo hetim apo çdo dyshim, jam i gatshëm të bashkëpunoj vetëm për drejtësi, sipas ligjit, deri në zbardhjen e plotë të çdo rasti”, potencoi Aliu.

Gjatë ditës së sotme në media qarkulloi aktvendimi i Prokurorisë Speciale, sipas këtij dokumenti  ministri Liburn Aliu dyshohet se gjatë periudhës kohore, perj vitit 2021-2024 në cilësinë e përsonit zyrtar, pra si ministër, me qëllim të përfitimit të kungërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo të tjerët dhe për ti shkaktuar dëm Buxhetit të Republikës së Kosovës, ka keqpërdorur pozitën zyrtare. /FrontOnline/