Kurti për Presidentin: Po e presim aktgjykimin, duhet të tregojmë përgjegjësi shtetërore dhe durim politik

Kryeministri Albin Kurti tha se po e pret aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, për ta trajtuar më pas çështjen e zgjedhjes së Presidentit. I pyetur se çfarë kompromisi është në gjendje të bëjë për të zgjedhur Presidentin, në rast se Kushtetuesja jep 60 ditë

Mars 19, 2026 - 11:00
Kurti për Presidentin: Po e presim aktgjykimin, duhet të tregojmë përgjegjësi shtetërore dhe durim politik
kurti-per-presidentin:-po-e-presim-aktgjykimin,-duhet-te-tregojme-pergjegjesi-shteterore-dhe-durim-politik

kurti-per-presidentin:-po-e-presim-aktgjykimin,-duhet-te-tregojme-pergjegjesi-shteterore-dhe-durim-politik

Kryeministri Albin Kurti tha se po e pret aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, për ta trajtuar më pas çështjen e zgjedhjes së Presidentit.

I pyetur se çfarë kompromisi është në gjendje të bëjë për të zgjedhur Presidentin, në rast se Kushtetuesja jep 60 ditë kohë, siç kërkon LVV-ja, Kurti tha se duhet të tregojnë “përgjegjësi shtetërore dhe durim politik”.

“Jemi duke e pritur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Duhet të tregojmë përgjegjësi shtetërore dhe durim politik. Jam optimist natyrisht për të ardhmen”, tha ai.