Kurti takon ambasadorin suedez – Flasin për mbarëvajtjen e procesit të numërimit të votave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar gjatë ditës së sotm ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. Në takim të dy kanë diskutuar për zgjedhjet e 9 shkurtit, mbarëvajtjen e procesit të numërimit të votave dhe për hapat e formimi të institucioneve në legjislaturën e 9-të të Kuvendit. ‘‘Në fillim të takimit, ambasadori Westerlund

shkurt 26, 2025 - 18:00
 0  5
Kurti takon ambasadorin suedez – Flasin për mbarëvajtjen e procesit të numërimit të votave
kurti-takon-ambasadorin-suedez-–-flasin-per-mbarevajtjen-e-procesit-te-numerimit-te-votave

kurti-takon-ambasadorin-suedez-–-flasin-per-mbarevajtjen-e-procesit-te-numerimit-te-votave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar gjatë ditës së sotm ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Në takim të dy kanë diskutuar për zgjedhjet e 9 shkurtit, mbarëvajtjen e procesit të numërimit të votave dhe për hapat e formimi të institucioneve në legjislaturën e 9-të të Kuvendit.

‘‘Në fillim të takimit, ambasadori Westerlund e uroi kryeministrit Kurti për rezultatin e zgjedhjet e 9 shkurtit. Bashkë diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, mbarëvajtjen e procesit të numërimit të votave dhe për hapat e formimi të institucioneve në legjislaturën e 9-të të Kuvendit të Republikës. Gjithashtu, diskutuan për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Suedi, për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë e reja.

Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Westerlund për mbështetjen e vazhdueshme, që Suedia i ka dhënë Kosovës dhe për angazhimin e tij në forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona’’, thuhet në njoftim e ZKM-së.