Rama i kërkoi ta alokojë buxhetin e vitit 2025, Murati: Tek pasi Kuvendi ta miratojë ndryshim plotësimin e ligjit

Teksa kryetari i Prishtinës Përprim Rama është i ftuar në “Pressing” të T7, atij i ka reaguar ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. Rama më parë publikoi një email ku i ka kërkuar minsitrisë alokimin e buxhetit, e në “Pressing”, ka akuzuar Ramën për qasje jobashkëpunuese në raport me Komunën e

Prill 30, 2025 - 22:00
 0  5
Rama i kërkoi ta alokojë buxhetin e vitit 2025, Murati: Tek pasi Kuvendi ta miratojë ndryshim plotësimin e ligjit
rama-i-kerkoi-ta-alokoje-buxhetin-e-vitit-2025,-murati:-tek-pasi-kuvendi-ta-miratoje-ndryshim-plotesimin-e-ligjit

rama-i-kerkoi-ta-alokoje-buxhetin-e-vitit-2025,-murati:-tek-pasi-kuvendi-ta-miratoje-ndryshim-plotesimin-e-ligjit

Teksa kryetari i Prishtinës Përprim Rama është i ftuar në “Pressing” të T7, atij i ka reaguar ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Rama më parë publikoi një email ku i ka kërkuar minsitrisë alokimin e buxhetit, e në “Pressing”, ka akuzuar Ramën për qasje jobashkëpunuese në raport me Komunën e Prishtinës.

Në reagim, Murati thotë se Komuna e Prishtinës ka pasur vetëm 10% të vlerës për projektin 18 milionësh në sheshin “Xhorxh Bush”.

“Përparim, Njëra ndër punët e mia është edhe mbikqyrja dhe sigurimi që paraja publike shpenzohet sipas ligjit.  Me nënshkrimin e deklaratës së disponueshmërisë së fondeve, duke deklaruar se i keni të buxhetuara 18.4 milionë euro, kur në fakt keni pasur vetëm 10% të asaj vlere në buxhet, ju keni shkelur ligjin.  Me shpalljen e tenderit, dhe pastaj me nënshkrimin e kontratës, pa i pasur fondet në buxhet, ju përsëri keni shkelur ligjin. Për 18 milionë euro.  Kurse sa u përket shkresave tuaja, besoj e keni marrë sqarimin tashmë disa herë nga stafi profesional i MFPT-së që buxheti i komunës mund të bëhet pjesë e Ligjit për Ndarje Buxhetore të vitit 2025, tek pasi Kuvendi të ketë miratuar ndryshim plotësimin e ligjit.  Kjo për shkak se ju jeni vonuar në miratim të buxhetit komunal sipas afateve ligjore.  Këto tashmë i dini, dhe kot bëheni se nuk i dini e shkruani shkresa. Injoranca ndaj ligjit nuk amniston shkeljen e ligjit”, ka shkruar Murati.